• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A KA VDEKUR KIM JONG UN? Donald Trump: Unë e di të vërtetën, por s’mund të jap më shumë detaje
Home
Nderkombetare

A KA VDEKUR KIM JONG UN? Donald Trump: Unë e di të vërtetën, por s’mund të jap më shumë detaje

28 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet. Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër.

“Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por agjencia e lajmeve “Reuters” nuk arriti ta konfirmojë një lajm të tillë.

Një tren special, që sipas të gjitha gjasave i përket udhëheqësit të Phenianit, u pa javën e kaluar në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan. Imazhet satelitore u ofruan nga “38 North”, një projekt monitorimi i Koresë së Veriut, me qendër në Uashington.

“Nuk mund t’ua them saktësisht”, tha zoti Trump kur u pyet rreth gjendjes së Kim Jong Un-it gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas tani për këtë. Thjesht i uroj gjithë të mirat”, tha Presidenti Trump duke sugjeruar se misteri do të zgjidhet së shpejti.

“Shpresoj që ai është mirë. E di gjendjen e tij. Do të shohim, me siguri do të dëgjoni në një të ardhme të afërt”, tha zoti Trump./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DO MBAHEN PROVIMET/ Fakulteti i Mjekësisë merr vendim për mbylljen e vitit akademik
Previous article PAKETA E PARË E NDIHMËS FINANCIARE/ DPT: Nesër afati i fundit për pranimin e ankesave

k.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT