• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“A KA PEDIATËR SOT?”/ Ja si ABUZOHET me vulën e mjekes. Gruaja aprovon RECETAT pa …
Home
Sociale

“A KA PEDIATËR SOT?”/ Ja si ABUZOHET me vulën e mjekes. Gruaja aprovon RECETAT pa …

26 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama përsërit shpesh në dëgjesat publike se zgjidhja e çdo shqetësimi të qytetarëve është portali “Shqipëria që duam.al”. Por qytetarët nuk marrin as zgjidhje dhe as përgjigje.

Kjo ndodhi edhe me rastin e ambulancës numër 8, drejtoresha e së cilës, Nevila Shtino, është emëruar pa asnjë kriter, pa eksperiencë pune dhe pa specializime. Ajo madje e ka kthyer edhe institucionin të tillë, duke rikthyer në punë një infermiere të dalë në pension, e duke mbajtur laborante pa arsim përkatës.

Por në portalin “Shqipëria që duam.al” thuhet se Nevila Shtino është emëruar si drejtoreshë e përkohshme në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që kanë kaluar 4 vjet në këtë post. Përsa i përket rikthimit në punë të infermieres së dalë në pension, Burbuqe Lazajt, u tha se i është shtyrë mosha e daljes në pension dhe se po zëvendëson një infermiere që është me raport mjekësor.

Ndërsa për laboranten Nexhmije Vellku thuhet se është diplomuar në Biokimi Klinike dhe ka mbaruar një specializim 5-vjeçar në Itali. Por kjo e fundit vulos përgjigjet e analizave, ndërkohë që këtë gjë duhet ta bëjë vetëm një mjek. Në vulën që shoqëronte analizat shkruhej Dr. Nexhmije Vellku, por pas denoncimit të qytetarëve në portalin “Shqipëria që duam.al” u zhduk emri nga vula.

Pas denoncimit të emisionit “Stop” mbrëmjen e së hënës, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune dhe shkuan për të verifikuar situatën në Poliklinikën numër 8.

Gjithashtu sot u transmetua një kamera e fshehtë në qendrën shëndetësore numër 8, ku shfaqet mungesa e mjekut pediatër ditën e dielë.

DIALOGU MES INFERMIERES DHE QYTETARES

Infermierja – Po?

Qytetarja – Si je? Si kalove? A ka pediatër sot?

Infermierja – Po, ja doktoresha!

Qytetarja – Si kaloni doktoresha?

Doktoresha – Mirë. Si je ti?

Qytetarja – Mirë, kam një fëmijë 3-muajsh, por vetëm të vjella ka. Nuk ka as temperaturë, as heqje barku. Ta sjell një herë ta shohësh?

Doktoresha – Po e ke vizituar te mjeku pediatër tamam?

Qytetarja – Jo, unë them… ia kam lënë vapës.

Doktoresha – Sille një herë!

Qytetarja – Deri në çfarë ore do të jesh këtu?

Doktoresha – Deri në 1:30, pastaj vjen mjeku tjetër. Ka deri në 8 të darkës mjek. Mirë?

Qytetarja – Në rregull!

Moderatorët e emisionit “Stop” u shprehën se janë në pritje të raportit të grupit të punës nga Ministria e Shëndetësisë për ta krahasuar me provat që posedojnë për abuzimin që është bërë në këtë qendër shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Argjentina vuan por kualifikohet mes drithërimash (VIDEO)
Previous article Kërkohet nga skuadrat ''BIG'' të Evropës, zbulohet e ardhmja e Allison

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT