• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A KA NISUR HETIMI I SPAK PËR ARUBËN? Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk njoh çështje me këtë emër
Home
Aktualitet
Kronikë

A KA NISUR HETIMI I SPAK PËR ARUBËN? Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk njoh çështje me këtë emër

14 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve nga deputetët e opozitës për të ashtuquajturën “Aruba”, ku PD pretendon një takim të supozuar mes kriminelësh në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës me përfaqësues të qeverisë Rama.

I pyetur nga deputetja e PD, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ku pretendoi se në takim ka qenë edhe Rama, Dumani iu përgjigj se nuk njeh asnjë çështje me emrin Aruba.

Kreu i SPAK tha se “nuk njoh çështje me emrin Aruba, s’kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik.”

Aruba, blofi i radhës i Berishës

Berisha prej kohësh përdor “Arubën” për të akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë për një takim me kriminelë në ishullin holandez të Arubës në vitin 2019. Akuzat bazohen në zbulimet e përfshira në një libër të sapobotuar në Itali, me autor Nello Trocchia. Por, në fakt vetë gazetari shkruan në këtë libër se takimi misterioz në Aruba përmendet në një dosje të quajtur “Enigma”, e hapur nga Prokuroria e Firences në vitin 2018 por që më pas, siç pranon vetë autori, është arkivuar.

Pra, as autoritetet italiane nuk i kanë dhënë peshë ekzistencës së atij takimi, e aq më pak mundësisë që ai të përbëjë provë për ndonjë vepër penale. Ndaj, dosja është arkivuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA NDJEK MODELIN GREK/ Pensionistët që punojnë do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale
Previous article ALARM PËR ANTIBIOTIKËT/ OBSH: 1 në 6 infeksione është rezistent ndaj trajtimit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT