• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A KA LIDHJE ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT ME SHKARKIMIN E GLEDIS NANOS? Gazetarja Klodiana Lala: Ka shkelur në një pikë nevralgjike, nuk e lanë as të…
Home
Aktualitet
Kronikë

A KA LIDHJE ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT ME SHKARKIMIN E GLEDIS NANOS? Gazetarja Klodiana Lala: Ka shkelur në një pikë nevralgjike, nuk e lanë as të…

31 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dyshon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua nga kjo detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave pasi diku “ka shkelur në kallo”.

Lala tha se Gledis Nanos nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në polici, për ta pastruar nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat? Nëse nuk pastrohet policia nga kriminelët dhe militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri. Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në policinë e shtetit. Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret kokën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët. Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare.

Ne nuk patëm mundësi të shihnim realisht se ç’ishte në gjendje të bënte Gledis Nano.

Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të policisë së lidhur me krimin dhe të korruptuar. Se ne kemi fakte. Kemi Jeton Lamin që shoqëronte Ervis Martinaj. Kishim ngjarjen e rëndë ku zyrtari i policisë teksa lëvizte me skaf goditi një vajzë të vogël në Potam. Unë besoj se Gledis Nano ka shkelur diku në kallo. Ne kemi pasur më herët ngjarje shumë të rënda. U vra Skerdilajd Konomi dhe nuk u shkarkua apo dorëhoq Drejtori i Përgjithshëm. Patëm kanabizim në kohën e zotit Çako, por ai nuk u largua.

Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj. Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano”, tha Lala, në rubrikën “Opinion”, në News24.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARËSIMI NË BE/ Deputeti gjerman thirrje Maqedonisë së Veriut: Miratoni ndryshimet kushtetuese
Previous article ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT