• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“A JEMI TË NDËRGJEGJSHËM SE SA E SHTRENJTË ËSHTË JETA…?”/ Mjeku: Sa herë kthehem nga spitali, shoh lokalet plot…
Home
Sociale

“A JEMI TË NDËRGJEGJSHËM SE SA E SHTRENJTË ËSHTË JETA…?”/ Mjeku: Sa herë kthehem nga spitali, shoh lokalet plot…

6 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani ka ndarë në facebook një apel për të gjithë qytetarët që të ruhen nga virusi, të respektojnë distancimin social dhe të mbajnë maskë.

Siç mjeku shkruan, ajo që e shqetëson atë, është fakti se duket sikur njerëzit e kanë harruar pandeminë dhe i janë kthyer normales së mëparshme: Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.

Statusi i Mjekut

TË GJITHË SË BASHKU TË SHKËPUSIM ZINXHIRIN, TË PËRMBYSIM SHIFRAT…

Prej disa ditësh po përballemi me bilance negative të shtrimeve, viktima, numër të larte të infektuar si dhe situata të agravuara.
Pacientë të ndryshëm që i drejtohen Urgjencës Polivalente të QSUT me sëmundje kronike të rënduara, nuk jane te friksuar nga semundja që mbartin prej vitesh, por janë te trembur nëse ato kërcënohen nga ky virus që ka përfshirë gjithë globin.
Shqetësimin e tyre e shprehin: ” Doktor…kam frikë nga virusi se unë vuaj me diabet/ hipertension/ sëmundje koronare. Kam frikë se unë përpiqem, mbrohem, por nuk mbrohen të tjerët.”
Këtu fillon dilema për të gjithë ne.

Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.
Pa dashje po gabojmë, pa e kuptuar! Por na besoni: Jemi në kohë të bëjmë ndryshimin e madh për një perqasje tjeter ndaj këtij virusi i cili mund të ndodhet kudo dhe nuk kursen asnjë moshë.
Ju nuk e shihni, ai është shume tinzar.Zinxhiri i tij po vijon te zgjatet vetem nga pakujdesia masive.
Prandaj, si mjek, kam vetëm një lutje:
Ju lutem, ju lutem…të luftojmë të gjithë sëbashku për shkëputjen e hallkave të zinxhirit te ketij virusi që po merr jetë çdo ditë.Jemi popull i vogel e duhet të mbrojmë fort jetën, të mbrojmë veten dhe të tjerët. Eshte nje sakrifice qe duhet ta bejme të gjithë ne emer te jetes, ne emër të së ardhmes.
MBANI MASKEN!
RESPEKTONI DISTANCIMIN SOCIAL.
NDIQNI KËSHILLAT E SPECIALISTËVE.
Na besoni, ne bëjmë detyren tonë e ju duhet të na ndihmoni në këtë luftë të veshtire!
Vetëm të gjithe së bashku mund ta fitojmë atë me sa më pak humbje jetë njerzish.

Na besoni…!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Një tjetër mjek humb betejën me COVID-19, vdes dr. Hysni Shkjau
Previous article HYRI NË FUQI SOT/ Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT