Redaksia e ALPENews.al ka përcjellë tek lexuesit e saj, dhe sidomos tek “Summer 2018” një informacion të strukturuar mirë, dhe me detaje për plazhet e jugut (sidomos atë të Dhërmiut, aq-shumë të diskutuar në opinion publik).
Shumë prej pushuesëve këto ditë kanë deklaruar se plazhet po boshatisen për arsye nga më të ndryshmet: çmimet, moti, turistët e huaj të shumtë, apo deri tek shërbimet e prapambetura hotelerike.
Pro përkundrazi kjo foto (e shkrepur nga @adisshera) tregon se një mrekulli si plazhi i Dhërmiut nuk mund të qëndrojë kurrë “bosh” në pikun e sezonit turistik (aq më tepër në një muaj si ky që jemi – gusht).
Çadrat duken jo vetëm estetikisht bukur, por pamja që të ofron është ekzaktësisht as më pak dhe as më shumë si në filmat amerikanë, apo si në plazhet e Maldiveve, e të Bahamasit.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



