• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A E SHQETËSON TUBIMI I BERISHËS? Rama: Protestat janë të nevojshme për demokracinë! Nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë, por…
Home
Politikë

A E SHQETËSON TUBIMI I BERISHËS? Rama: Protestat janë të nevojshme për demokracinë! Nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë, por…

18 July, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë një interviste të dhënë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, në lidhje me protestën e fundit në Tiranë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverisë tha se protestat ishin të pamundura për një kohë të gjatë në vend dhe theksoi se ato janë të nevojshme për funskionimin e demokracisë. Në lidhje me rritjen e çmimeve dhe shqetësimin e qytetarëve, Rama deklaroi se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, megjithëse në kurriz të një recesioni.

Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet dhe ushqimet bëhen më të shtrenjtë?

Edi Rama: Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, çfarë duhet ta bëjë Shqipëria? Ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni.

Pavarësisht progresit ekonomik, shqiptarët po vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo duhet të jetë alarmuese për ju.

Edi Rama: Po. Fatkeqësisht, historia është eksporti ynë kryesor dhe kjo nuk është gjë e mirë. Më lejoni të përgjigjem. Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më te zakonshëm dhe më normal. Po aq të rëndomtë sa Bashkimi Evropian. Një vend është i zakonshëm kur gjithçka funksionon në mënyrë eficente si në Gjermani. Për shaka, dikush më tha një herë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjigja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen këtu, por Frankfurti është një qytet i vendosur dhe i pasur. Çfarë duhet të qeverisësh në një vend të përsosur?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E FUSHË-KRUJËS/ Drejt viktimave u qëllua me rreth 90 plumba, zbulohet roli i Diklen Vatës
Previous article NJOFTIMI/ Kushi: Pas mbylljes së e-Albania shtyhen regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT