Kryeministri Edi Rama është I ftuar sonte në Open në Top Channel ku do të pyetet për temat më të nxehta të aktualitetit. Kryeministri Rama u ndal edhe tek reforma zgjedhore që u arrit me Partinë Demokratike, ku negociator ishin ndërkombëtarët.
A e cilësoni të suksesshëm arritjen e kësaj marrëveshjeje?- e pyeti Eni Vasili.
‘Suksesi është një fjalë e madhe. Arritja e marrëveshjes u bë për të larguar alibinë e atyre që kanë frikë nga zgjedhjet’- tha Rama


