• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A duhet t’i DJEGË OPOZITA mandatet? Zogaj: Kjo do të ishte vetëvrasëse…
Home
Sociale

A duhet t’i DJEGË OPOZITA mandatet? Zogaj: Kjo do të ishte vetëvrasëse…

2 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Java” në RTSH me pjesëmarrjen e përhershme të analistëve Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, diskutoi  për zhvillimet në kampin e opozitës dhe me konkretisht për qëndrimet brenda Partisë Demokratike në lidhje me djegien ose jo të mandateve dhe radikalizimi e luftës politike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Analisti Preç Zogaj tha se “ synimi kryesor i opozitës që është ai i zgjerimit të mbështetjes popullore në funksion të fitores së zgjedhjeve kërkon kombinimin e mjeteve dhe formave të luftës politike, por djegia e mandateve do të ishte vetvrasëse. Radikalizmi në politikë nuk ka lidhje me gjeste të tilla. Radikalizmi mund të shprehet fare mirë edhe në Kuvend, në funksion të çështjeve dhe situatave”. Zogaj mbështeti qëndrimet e Bashës në protestën e së shtunës së kaluar dhe në grupin parlamentar por shtoj se “ PD e ka të domosdoshme të përdorë foltoren e Kuvendit për temat e jetës së përditshme të qytetarëve. Foltorja është ringu, kush fiton me argumente, fiton publikun, tha Zogaj, duke shtuar se parlamenti ka qenë dhe mbetet pedana e opozitave drejt pushtetit”.

“Debati me argumente kërkon deputetë të formuar dhe profesionistë”, tha Lorenc Vangjeli. A ka opozita dhe qeveria deputetë të tillë? pyeti ai. Zogaj u përgjigj se opozita ka një numër të mirë deputetësh të përgatitur që mund të bëjnë diferencën në ballafaqimin e argumenteve, por edhe shumica ka deputetë të zotë, tha ai. Zogaj përsëriti thirrjen e tij në adresë të drejtuesve të PD-së për të hartuar një strategji të fitores, që sipas tij do të kërkonte si një pikë të rëndësishme daljen e PD-së në rolin e forcës kryesore përshpejtuese për implementimin e reformës në drejtësi. duke bashkëpunuar me propozime konkrete me SHBA dhe BE. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar drejtësinë nga kapja politike, tha Zogaj në emisionin “Java”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTO GP/ Skandal, tifozët i bëjnë varrin Marc Marquez në Mugello
Previous article Sampdoria shfaq interes për mesfushorin e Hamburger SV

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT