• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO VIJË ZAEV NË KRYE TË QEVERISË? Kuvendi mblidhet sot për mocionin e votëbesimit
Home
Rajon

A DO VIJË ZAEV NË KRYE TË QEVERISË? Kuvendi mblidhet sot për mocionin e votëbesimit

11 November, 2021 s.autor Rajon

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka ndryshuar qëndrimin lidhur me dorëheqjen e parlajmëruar, teksa thotë se nuk e dorëzon atë për shkak të rrezikut të shkuarjes së vendit drejt destabilizimit. Por, parlamenti po përgatitet për mocionin e mosbesimit ndaj tij të ngritur nga opozita. Opozita thotë se i ka 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një takimi të Këshillit më të lartë partiak mbrëmë, ka vendosur që të vazhdojë ta drejtojë qeverinë dhe partinë e tij, Lidhja Social Demokrate edhe përkundër dorëheqjes së njoftuar më 31 tetor. Zoti Zaev bën të ditur se partia dhe ai kanë vendosur kështu për shkak të gjendjes së krijuar dhe rrezikut nga destabilizimi i vendit si në aspketin politik, ekonomik e shëndetësor.

Por, se a do të vazhdojë ai të qëndrojë në krye të qeverisë do të vendosë parlamenti të enjten në debat mbi nismën e opozitës për një mocion mosëbesimi ndaj tij. Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare së bashku me Lëvizjen Besa, e cila aktualisht bën pjesë në koalicionin qeveritar, thonë se kanë 61 vota të nevojshme për ta rrëzuar kryeministrin Zaev dhe kabinetin e tij qeveritar.
Zoti Zaev thotë se kur paralajmëroi dorëheqjet më 31 tetor, theksoi se do të qëndrojë këtu për të ndihmuar ruajtjen e shumicës parlamentare dhe mundësisht për ta zgjeruar atë. “E këtillë është përgjegjësia ndaj shtetit dhe popullit dhe është e logjikshme t’i përkushtohem këtij procesi”, thotë Zoran Zaev.

Ai thotë se është me rëndësi që shteti “të mos kthehet përsëri në të kaluarën me zënka edhe brenda edhe jashtë vendit, në rrezikimin e proceseve Euro-atlantike dhe se vendi ndodhet në pandemi, në krizë energjetike”.

Zaev thekson shpresat për ruajtjen e shumicës demokratike parlamentare të orientuar kah rruga Euro-atlantike, shoqëria shumëetnike, ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe reformat pozitive në vend.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja e opozitës e akuzon pushtetin se po ushtron trysni dhe shantazh kundër ligjvënësve, të cilët do të votojnë shkarkimimin e kryeministrit Zaev dhe kabinetit të tij.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa është e vendosur të largohet nga qeveria me BDI-në dhe social-demokratët për t’iu bashkuar eventualisht një shumice të re të drejtuar nga VMRO-ja për ta rrëzuar qeverinë aktuale, në të cilën Lëvizja Besa ka një post ministri, atë të Bujqësisë.

Së fundmi, edhe deputeti Skender Rexhepi i Alternativës u bind t’i bashkohet shumicës së paralajmëruar, nismën e së cilës fillmisht e refuzoi për shkak të pranisë në listë të dy deputetëve nacionalistë të partisë E Majta, të cilët kanë shfaqur qëndrime kundër NATO-s, kundër shqiptarëve dhe avancimit të të drejtave të tyre, kundër Kosovës dhe kundër SHBA-së.

61 ligjvënës janë të nevojshëm për ta rrëzuar qeverinë, për çka opozita thotë se i ka. Nëse kjo ndodh, atëherë presidenti i vendit duhet që në një afat prej dhjetë ditësh t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë një subjekti që garanton se e ka shumicën parlamentare.

Sidoqoftë, analistët vlerësojnë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe situata në të cilën po hyn, e thellon jo vetëm krizën politike dhe zvarrit reformat, që si rezultat do të vonojnë edhe përpjekjet për integrimin evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI: Dritan Gina u dogj për apartamentin 80 mijë euro dhe atë të “dhuruar” nga vjehrri, cënoi...
Previous article DETAJE NGA AKSIDENTI ME 2 VIKTIMA NË TIRANË/ Një nga makinat kaloi kryqëzimin me semafor të kuq

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT