Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse do të vaksinohet live kur të vijë vaksina në Shqipëri.
Shefi i qeverisë u përgjigj se: ‘Vaksinimi im live apo me regjistrim është një çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur’.
“Nuk e di të ketë marrë përgjigje nga Covax. Jemi në një pozicion as më shumë as më pak të ngjashëm me vendet e rajonit.
Edhe BE është në pozicion të vështirë të një planifikim tej mase i fryrë dhe shumë larg mundësive. flitet për doza më pak se nga sa ishte parashikuar. Vaksinimi im live apo me regjistrim është një çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur.” tha Rama.


