• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI NË SHQIPËRI/ A do ulet ora policore? E zbulon Mira Rakacolli
Home
Breaking News

COVIDI NË SHQIPËRI/ A do ulet ora policore? E zbulon Mira Rakacolli

19 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli në studion e “News24” për situatën me koronavirusin në vendin tonë, prej ku bëri dhe një apel për qytetarët, që të vaksinohen.

Rakacolli tha se nga virusi Covid-19 po infektohen dhe po humbin jetën edhe moshat e reja, ndaj sipas saj, të gjithë duhet të bëjnë vaksinën pa asnjë dyshim.

“Situata e infeksionit paraqitet deri diku e stabilizuar, me një tendencë të lehtë në rënie. Ne ja dedikojmë këtë vaksinimit. Vazhdojmë të kemi të shtruar nëpër spitale, si dhe jetë të humbura. Ajo që dua unë të ritheksoj është se shumica e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, po ashtu edhe ajo e jetëve të humbura. Prandaj ju bëj apel qytetarëve që të vaksinohen, sepse në dimër infeksionet respiratorë shtohen, ndaj ka tendencë rritjeje. Nuk ka më asnjë dyshim, që vaksina të mbron mjaft, por s’duhen harruar edhe masat e tjera, si mbajtja e maskës, që fatkeqësisht është e neglizhuar.

Ka prekje të moshave të reja dhe humbje jete, prandaj duhet me patjetër që është moshat e reja ta ndjejnë shumë afër rrezikun e virusit. Janë mbi 1 milion e 800 doza vaksine të bëra. Jemi te rreth 44% e vaksinimit në kategorinë mbi 18 vjeç”, u shpreh Rakacolli.

Pyetje: A do vaksinohen fëmijët, po doza e tretë kur do nisë?
Rakacolli: Për vaksinimin e moshave nën 18 vjeç dhe për dozat e treta do të marrim një vendim shumë shpejt.

Pyetje: A mund ta bëjmë vaksinën e gripit?
Rakacolli: Po, patjetër, madje rekomandohet mund të bëhet edhe në të njëjtën ditë me vaksinën e Covid-it. Vaksina e gripit do të fillojë tani.

Pyetje: A do të ulet ora policore?
Rakacolli: Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.

Pyetje: Nga kush target-grup do të nisë doza e tretë?
Rakacolli: Është vendim ekspertësh të vaksinimit, të atyre personave që merren vetëm me këtë punë në jetën e tyre. Do ta thonë ata, me fashat e moshës, me kohën kur do të bëhet.

Pyetje: Ka ardhur ndonjë mutacion tjetër?
Rakacolli: Nuk kemi të dhëna, është kryesisht varianti Delta që po infekton popullatën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Mediat polake bëjnë bilancin e incidentit në "Air Albania", ja çfarë e pret Shqipërinë sipas tyre
Previous article PO SHKËLQEN ME "DEMAT"/ Zbulim i trajnerit Daja, Partizani ka një “gjeneral” të ri në mesfushë

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT