• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do të takohen Trump dhe Putin javën e ardhshme?
Home
Botë

A do të takohen Trump dhe Putin javën e ardhshme?

3 November, 2017 k.autor Botë

Java e ardhshme mund të sjellë një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, deklaroi se mundësia e një takimi mes udhëheqësve po merret në konsideratë nga Moska. Të dy krerët e shteteve do të jenë në Vietnam javën e ardhshme, në kuadër të një samiti ekonomik.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu amerikan Donald Trump mund të takohen javën e ardhshme në samitin ekonomik të Azisë dhe Paqësorit që do të mbahet në Vietnam.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Moska po merr në konsideratë organizimin e një takimi të tillë.

“Takimi vërtet po diskutohet. Është e vështirë të mbivlerësohet rëndësia e çdo kontakti mes presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të gjitha çështjet ndërkombëtare,” u shpreh Peskov për gazetarët rusë, transmeton oranews.

Putin dhe Trump fillimisht u takuan në Samitin e G20 të organizuar në Hamburg në korrik, ku ata diskutuan mbi pretendimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sidoqoftë, që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë tensionuar më tej.

Trump aprovoi sanksione të reja ndaj Rusisë në gusht, një lëvizje që Moska e interpretoi si dekurajuese për marrëdhënie më të mira mes palëve.

Putin, i tronditur nga sanksionet, urdhëroi që Uashingtoni të përgjysmonte stafin e ambasadës dhe konsullatës në Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E dinit që Haradinaj ka shofer personal një grua? (FOTO)
Previous article Spanja lëshon urdhër-arrest për ish-presidentin e Katalonjës

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT