• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do të shndërrohet Maqedonia vend satelit i Rusisë?
Home
Nderkombetare

A do të shndërrohet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

9 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Maqedonia është shndërruar gjithnjë e më shumë në destinacionin e strategëve politikë të Kremlinit, ideologëve që mbështesin veçantinë e Rusisë, apo misionin ortodoks të Moskës në botën sllave dhe në Euroazi.

Lektorët dhe instruktorët që marrin pjesë në mësimdhënie dhe trajnime në Maqedoni janë të njëjtët që Kremlini angazhoi gjatë luftës hibride përpara aneksimit të Krimesë dhe më tej gjatë destabilizimit të pjesës lindore të Ukrainës, si dhe gjatë përpjekjes për grusht shteti në Malin e Zi.

Ashtu si në Ukrainë, strategët rusë të luftës informative identifikojnë pikat kryesore të dobëta të vendit që vendosin në objektiv, për t’i përdorur në favor të interesave të Moskës. Në Maqedoni, strategët e Kremlinit nënvizojnë në shkrimet e tyre problemet ekzistuese etnike dhe politike me shqiptarët e Maqedonisë, si dhe çështjet që ndërlidhen me aspiratat e Maqedonisë për integrimin në NATO dhe në BE.

Sipas shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, strategu kryesor i luftës informative të Rusisë në Maqedoni është Leonid Savin, i cili në muajin maj ofroi trajnim për 50 anëtarë të grupimit politik të së djathtës së skajshme, Partisë për Maqedoninë e Bashkuar, e cila kundërshton ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe e percepton kursin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, si fundin e shtetformimit dhe pavarësisë së Maqedonisë.

Leonid Savin, sipas vetë biografisë së tij, është “Komisar i Bashkimit të Rinisë Euroaziatike”, një degëzim i grupit ultra-nacionalist Bashkimi Euroaziatik, i krijuar nga Alexander Dugin dhe bashkëudhëtarët e tij ideologjikë.

“Platforma” e Bashkimit të Rinisë Euroaziatike përfshin seksione të tilla, si:

“Qëllimi juaj”
“Ti je një burrë”
“Ti je një grua”
“Displina jonë”
“Besimi ynë”
Ekziston edhe seksioni “Armiku ynë”, i cili i kushtohet tërësisht Shteteve të Bashkuara. Paragrafi i fundit i këtij seksioni konkludon se: “Bashkimi ynë ka një armik absolut. Është SHBA-ja. Është alfa dhe omega e urrejtjes sonë”.

Krahas bashkërendimit me Alexander Dugin, edhe lidhjet e tjera të zotit Savin e identifikojnë atë si një personazh kryesor në politikën ekspansioniste të Kremlinit.

Savin paraqitet si kryeredaktor i dy agjensive: “Katehon” dhe “Geopolitica”, si dhe bashkëpunëtor i rregullt i Fondit Strategjik të Kulturës, të mbështetur nga shteti.

“Katehon” është një faqe interneti e themeluar nga Konstantin Malofeev, një multi-milioner rus, ndaj të cilit SHBA-ja ka vendosur sanksione për shkak të mbështetjes logjistike, financiare, ideologjike dhe materiale ndaj operacioneve të Rusisë në Krime dhe në Ukrainën lindore.

Megjithatë, Ukraina është vetëm një pjesë e vogël e interesave gjeopolitike të zotit Malofeev.

Një investigim i vitit 2015 i gazetës gjermane “Die Zeit” zbuloi lidhjet që Malofeev dhe Dugin mbanin me figurat kryesore politike të Greqisë, duke u siguruar kështu lidhje të mëtejshme me Vladimir Putinin.

Malofeev dhe Dugin & Co., u shfaqën të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016, si dhe në disa operacione të tjera të errëta të Rusisë në Ballkan./VoA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur i hoqi vijën Dua Lipas, sot Rita Ora e bën pjesë të INSTAGRAM-it të saj! Jo vetëm të dyja, bashkë me to edhe Bebe Rexha (FOTO)
Previous article Keni bërë plane për fundjavë? Hidhini një sy motit, mëngjesi nisi me shi, por...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT