• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A do të nisë nga zero Teatri i ri Kombëtar? Ja si përgjigjet Ministrja e Kulturës
Home
Sociale

A do të nisë nga zero Teatri i ri Kombëtar? Ja si përgjigjet Ministrja e Kulturës

24 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

“Historia e njerëzimit dhe urbanistikës bëhet nga ndërtime, të cilat ose i mbivendosen njëra-tjetrës ose zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe ne sot jemi në vitin 2018 mbasi kemi shtresëzime të vendosura në shekuj”. Kështu u përgjigj Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në emisionin “Kjo javë” në News24 e pyetur nëse puna për teatrin do të nisë nga zero.

 

Kur flasim për një teatër të ri, që do ndërtohet, çfarë mund të themi për vlerat historike, për ruajtjen e identitetit? Ka shumë akuza që do të prishet, do të ikë identiteti.
Në fakt për sa i përket ruajtjes së identitetit e kemi treguar gjatë këtyre 4 viteve se sa shumë është për trashëgiminë kulturore, për gjëra me vlerë shekullore, të cilat praktikisht ose janë zhdukur për fat të keq në këto 25 vite.

Po për teatrin?
Jo, se qasja njësoj është dhe qasja është globale. Nuk ka një politikë për një objekt. Ka politikë për identitetin dhe trashëgiminë kulturore në total nga Konispoli deri në Shkodër. Ndërkohë objekti në fjalë, i cili sipas ekspertizave ne presim dhe një ekspertizë të fundit të institutit të ndërtimeve që është institucion i profesionalizuar dhe që ka ekspertizën e duhur është një godinë e amortizuar në moskthim për shkak të teknologjisë, për shkak të kohës dhe për shkak të mosndërhyrjes për 70 vjet dhe është në limitet e rrezikut për atë objekt. Ne kemi marrë masat në këto 4 vite dhe kemi bërë disa ndërhyrje për të ruajtur stabilitetin. Por të gjitha ekspertizat deri tani flasin për një godinë tejet të amortizuar të një periudhe, e cila dhe kur është ndërtuar për një periudhë kohe.

Mirë si i bie, të niset nga zero?
Nuk do të thotë të nisësh nga zero. Historia e njerëzimit dhe urbanistikës bëhet nga ndërtime, të cilat ose i mbivendosen njëra-tjetrës ose zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe ne sot jemi në vitin 2018 mbasi kemi shtresëzime të vendosura në shekuj. Dhe vetë qyteti i Butrintit është një qytet i cili nuk është ndërtuar njëherë e përgjithmonë por në të cilin gjejmë mbivendosje urbanistike, arkitekturore të shekujve. Në vitin 2018 ndërtohen objekte të vitit 2018. Në vitin 1981 është ndërtuar muzeu historik kombëtar.

Në vitin 2016 është ndërtuar teatri i ri në Korçë. Pra, çdo vit lë urbanistikën e vet dhe i gjithë qytetërimi kështu është ndërtuar. Ajo që është e rëndësishme është që ne po flasim për një ndërtim funksional në emër të artit. Po flasim për t’i ofruar kryeqytetit por edhe Shqipërisë një skenë të re dinjitoze për artistët por edhe për publikun dhe e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të ruajmë emrin e performancave të ikonave të skenës së teatrit shqiptar me performancat të të njëjtit nivel profesionalizmi sot edhe për aktorët që do të vijnë.

Pra, aty ku kemi vlera, dhe ne e treguam me sheshin “Nënë Tereza” që është një ndër polet më të rëndësishme të qendrës historike të Tiranës, i cili ishte totalisht i mbytur, i fshehur, i shëmtuar, nga ndërtimet pa leje të cilat për çudi u hipotekuan dhe u legalizuan për një muaj në 2013-ën, në në 2014-ën përveç se e pastruam rikthyem e asaj që përbën vërtetë një vlerë të trashëgimisë kulturore të qytetit të Tiranës. Pra, nëse duam të flasim se si e sheh kjo qeveri trashëgiminë kulturore, e kemi treguar me investimet që kemi bërë dhe me punën që është bërë për rikthimin e trashëgimisë kulturore në vlerat e veta që nga Marubi deri ikonat në Korçë shumë më tepër se sa është bërë në 25 vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi humbën të gjitha lekët, dy persona shkatërrojnë kazinonë në Tiranë
Previous article Manchester United bën gati 45 milionë euro për Douglas Costa

k.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT