• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TË NDËRPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE PAS ORËS 10? Balluku: Nesër prezantohet paketa e re, duhet të…
Home
Politikë

A DO TË NDËRPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE PAS ORËS 10? Balluku: Nesër prezantohet paketa e re, duhet të…

7 September, 2022 s.autor Politikë

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë njëkohësisht dhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, tha për mediat se nesër qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori.

E pyetur në lidhje me deklaratën që Rama dha disa ditë më parë për ndërprerjeje të energjisë elektrike pas orës 22:00, Balluku sqaroi se qeveria nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.

Ajo tha se po shqyrtohet plani që pas orës 22:00 të darkës të ndërpritet ndriçimi publik, ashtu sikur se Gjemani dhe disa vende të BE-së kanë nisur të aplikojnë.

“Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thosha që aplikimi i ndriçimit publik, i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Vetëm ai interval lejohet që të ketë drita të ndezura, por flasim gjithmonë për ambientet publike. Pas atij momenti fiken dritat deri në ditë tjetër, në orën 16:00.
E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Ne nesër së bashku me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë për sa i përket edhe fashës 800 kw/h që do të fillojë aplikimi nga 1 tetori, edhe disa masa të tjera drastike që ne do duhet të ndërmarrim në vazhdim.
Disa janë marrë si praktikat më të mira nga shtetet e tjera evropiane, disa janë kostumizuar me kërkesën e vendit tonë. nesër në orën 09:00 do prezantojmë paketën e krizës energjitike.

Më 1 tetor faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me fasha, kush shpenzon mbi 800 kilovat do të paguajë më shtrenjtë.

Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat ora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KTHEHEM"/ Gruaja e braktisi bashkë me fëmijët e mitur, burri: Iku me dashnorin! Nuk i jam drejtuar gjykatës, por…
Previous article NDËRPRERJA E MARDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME IRANIN/ Balluku: Si pjesë e NATO-s kemi armiqtë tanë, por…

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT