Partia Socialiste ka zhvilluar sot asamblenë kombëtare për të bërë një analizë për 100 ditët e para të qeverisjes, si dhe prioritetet për vitin 2018.
Kryeministri Rama shpërndau në faqen e tij zyrtare në “facebook” pamjet direkte nga takimi në të cilin u fol, jo vetëm për qeverisjen deri tani por dhe prioritetet e që qeveria “Rama 2” do të ketë për vitin 2018.
Por të shumtë kanë qenë edhe komentuesit të cilët kanë kritikuar Ramën dhe kanë kërkuar të punohet më shumë sesa të flitet, po ashtu ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë kërkuar punë.
Komentuesi: Ne 100 ditet e para, bete goxha vrime ne uje. Qeverisja ne disa ministri, thuajse e munguar..! Reforma ne drejtesi e ajo ne administrate, me hapat e breshkes.
Edi Rama: Mvaret si e sheh dhe mbi cfare baze e ben vleresimin Avni, por ne te vertete qe te dyja reformat qe permend kane ecur sipas parashikimit dhe kete nuk e them une, po e thote Komisioni Europian!
Komentuesi: Vetem gremin po shofim dhe akoma me keq ka per tu bo me kto taxat qe vetem i rrit,tpakten do maesh mend si kryeministrri qe varferove shqiptaret
Edi Rama : Cfare taxe te eshte rritur ty Koli apo e ke me te degjuar?
Komentuesi: Lerini ystifikimet ne duam Pune duame Legalizim ngritjn e rrogave dhe te vini te gjith at qe Kane vjedhur korruptuar ju kemi dhen voten dhe duam drejtesi.
Edi Rama : Gezim, nuk e di per cfare justifikimesh e ke fjalen, ndersa sa per punen kush e do e gjen; legalizimin kush e meriton e ka marre dhe do ta marre; rrogat jane rritur e do rriten perseri; drejtesine do ta beje drejtesia jo qeveria!
Komentuesi: Ado kete dhe cuni im ete lflat qe pati ajo vajzo qe punsoj Krpyeministri 🤣😊E kapi fshesa e Monikes dhe 34 i vetmuar pa pune aplikon dhe jooo mer…Harold Minarolli Socilog Barazi Gjinore Master…..Inxhinjeri Punim Druri Ne Pritje per te Ardhe Babagjyshi.
Edi Rama: Çuni 34 vjeç te mos prese as nga mami as nga Babagyshi po ta kerkoje punen ku te jete!




