• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do të KANDIDOJË për Bashkinë Lezhë ? Pjerin Ndreu: Përgatitje maksimale, kemi gati…
Home
Intervista

A do të KANDIDOJË për Bashkinë Lezhë ? Pjerin Ndreu: Përgatitje maksimale, kemi gati…

1 September, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka deklaruar në ‘Fax News’ se Partia Socialiste po përgatitet maksimalisht për të marrë Bashkinë Lezhë.

Ai nuk e pohoi por as nuk e mohoi nëse ai do të jetë kandidati i PS-së për këtë bashki, por theksoi se më shumë se emri rëndësi ka që PS do investohet maksimalisht për Lezhën.

“Është një histori që është hedhur në treg por është herët për të marrë vendime, normalisht nëse je në politikë nuk është një herezi që të kandidosh diku. Ka disa që e përcjellin me shumë tension këtë. Nuk kam marrë vendim, ky është një problem që duhet parë në vazhdim, nuk jam perej atyre delirantëve që thonë se po nuk qesh unë bëhet nami, por nuk jam edhe prej atyre që i bëj bisht. Nuk e kuptoj tensionin e palës tjetër që lidhet me emrin tim, ne do të përgatitemi mirë për atë bashki, e kemi analizuar që të gjithë situatën por edhe gjithë çfarë ka ndodhur në qarkun e Lezhës, meqë jemi forcë kryesore ne do të përgatitemi ta marrim atë bashki, po nuk qesh unë do jetë dikush tjetër. Në PS nuk ka klane për Lezhën. Se kush do të jetë emri ta shohim por vlerësimi për të marrë atë bashki do të jetë maksimal”, tha Pjerin Ndreu.

I pyetur në lidhje me akuzat e tij ndaj OSHE për problemet e energjisë elektrike në qarkun e Lezhës, Ndreu tha se ka folur si deputet i shqetësuar për atë se çfarë ndodh në atë zonë.

“Unë kam folë si deputet dhe vazhdoj të flas si deputet, problemi është që në një pjesë të plazhit, dhe nuk bëhet fjalë për Shëngjinin, por në zonën e Tales, bregdeti nuk mbaron me Shëngjinin por është dhe pjesa e bukur e Tales, dhe ka një frekuentim shumë të lartë, strukturat se si janë ndërtuar aty, janë në kundërkohë me realitetin. Këtë shqetësim e kam shprehur edhe jashtë kamerave me ata të OSHE-së,  nëk është shumë komode të flas unë si deputet i kësaj maxhorance, por është e vetmja zgjidhje. Disa zona në Lezhë kanë shumë probleme, shpresoj që në shtator të vihen në lëvizje, në të kundërtën do merrem seriozisht. Më është thënë këto ditë që ka përpjekje për ndërhyrje në Zejmen. Unë kam mbajtur qëndrim, disave u duket populizëm por unë si deputet i zonës jam i shqetësuar, në rast se vazhdon kjo do mbaj qëndrim. Ftoj drejtuesit e OSHE që t’i marrin me seriozitet dhe të mos acarohen me këto”, tha Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur gjithashtu se kishte komunikuar edhe me ministrin Gjiknuri për problemin.

“Kam biseduar me ministrin Gjiknuri dhe kemi marrë premtime që situata do shkojë në drejtimin e duhur”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern Munich vazhdon me fitore bindëse, mposht lehtësisht Stuttgartin (VIDEO)
Previous article EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË SHKODËR/ Autorët e vrasjes të PAMASKUAR. Njiheshin me VIKTIMËN

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT