• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TË JETË MË 1 JANAR KUSHTETUESJA FUNKSIONALE? Rama: S’jam në gjendje të bëj planifikime. Shqipëria nuk mund të penalizohet, pse ka bërë spastrimin shumë të madh
Home
Politikë

A DO TË JETË MË 1 JANAR KUSHTETUESJA FUNKSIONALE? Rama: S’jam në gjendje të bëj planifikime. Shqipëria nuk mund të penalizohet, pse ka bërë spastrimin shumë të madh

7 October, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë datë për kthimin në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese por tha se Shqipëria nuk mund të penalizohet për shkak të spastrimit të madh që ka bërë nëpërmjet procesit të vettingut, duke iu referuar një nga kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Rama tha se nuk mund të bëjë planifikime por se shpreson të ndodhë.

“Nuk jam në gjendje të bëj planifikime. Nuk është një proces që varet nga qeveria apo që lidhet me Kryeministrinë, procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka bërë që procesi i krijimit të institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur. Shpresoj që të ndodhë. Por bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet se pse e ka bërë spastrimin shumë të madh. Pse nuk kemi sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë e kemi pezulluar apo eliminuar nga Kushtetuta, jo. Nuk kemi ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale se kemi bërë një spastrim, që asnjë imagjinatë nuk e ka parë dhe asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet. Komisioneri e nënvizoi me shumë të drejtë rolin e madh që ka BE përmes ONM-së të procesit të vettingut. Vettingu është një proces që po ecën përpara, ka vështirësitë e veta, ka ritmet e veta. Monitorohet drejtpërdrejt nga BE, nuk varet nga qeveria shtyhet apo jo. Por në fund të ditës vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet jo vetëm qeveria. Funksionimi i gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese është në këtë rast një nga pikat kyçe. Nga ana ime mendoj që Shqipëria duhet ta kishte bërë konferencën vite më përpara. Por e di që konferencën e vendos BE jo ne. Në rast se BE do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Nëse do të kapen ne do të vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU PRENË KOKAT/ Beatles-at e IS-it akuzohen në SHBA për vdekjet e pengjeve
Previous article “U PËRGATITËM PËR DASMA, KRUSHQIT S'NA ERDHËN"/ Rama për tryezën ndërqeveritare: Nëse do na thërrasin, ne jemi gati të veshur

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT