Prej disa minutash SPAK ka depozituar në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.
SPAK kërkon lejen e Irena Gjokës e cila do shqyrtojë vendimin për të arrestuarit e tjerë.
Gjoka do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë.
Nëse pranohet, atëherë do lëshohet një urdhër arresti nga prokuroria që do ekzekutohen nga policia, raporton gazetari i Abc Ermal Vija.
Për sa i takon seancës për personat e tjerë ende s’ka nisur seanca pasi disa nga sallat e gjykatës janë të zëna.
Seanca për Alqi Bllakon do të zhvillohet sot. Ndërsa në orën 15:00 do zhvillohet seanca për inceneratorin e Elbasanit.


