• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO MARRË FUND LUFTA? VOA: Rusia po dërgon ‘sinjale të paqarta’, po goditet Ukraina…
Home
Nderkombetare

A DO MARRË FUND LUFTA? VOA: Rusia po dërgon ‘sinjale të paqarta’, po goditet Ukraina…

1 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Ekspertët thonë se Rusia po dërgon sinjale të paqarta, duke vazhduar të godasë qytetet ukrainase në mes të bisedimeve të paqes.

Zyrtarët ukrainas thonë se të dy delegacionet diskutuan në Stamboll kushtet e një armëpushimi të mundshëm, së bashku me garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën në këmbim të zotimit të Kievit për një status neutral.

Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës, pavarësisht premtimit të bërë nga Moska për të reduktuar sulmet në kryeqytet.

Të dy delegacionet përmendën hapa modeste në bisedimet e paqes në Stamboll, megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim të rëndësishëm.

Ministri i Jashtëm i Turqisë përshëndeti përparimin në bisedime. Ekspertët thonë se Turqia dëshiron me ngut që agresioni 6-javor rus i Ukrainës të përfundojë, sepse pasojat për ekonominë e saj janë të mëdha.

“Turqia mbështetet në energjinë ruse për një pjesë të madhe të importeve të saj. Ajo importon grurë dhe produkte të tjera bujqësore nga të dy vendet. Dhe vuan pasojat e rritjes së çmimeve si në tregjet e energjisë ashtu edhe në ato të mallrave. Gjithashtu turizmi është vendimtar për ekonominë e Turqisë, për rezervat e saj valutore, duke i rimbushur këto rezerva. Dhe turistët rusë dhe ukrainas janë një pjesë e rëndësishme dhe nuk ka gjasa të vijnë ose nuk ka gjasa të shpenzojnë aq shumë para këtë vit, duke pasur parasysh rrethanat”, thotë Maxwell Hoffnam me Qendrën Amerikane për Përparim.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se fakti që Turqia është anëtare e NATO-s do të thotë se këto bisedime u zhvilluan në një vend me më shumë “avantazh” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Ky është një ndryshim i madh nga negociatat e mëparshme që po ndodhnin në Bjellorusi, e cila është sigurisht një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Kështu që mendoj se ky është gjithashtu një tregues se situata po ndryshon disi dhe, Rusia nuk ka më përparësinë e qartë”, thotë Elizabeth Shackelford me organizatën Këshilli i Çikagos për Marrëdhëniet Globale.

Negociatorët ukrainas thanë se ata parashtruan propozime konkrete, duke u zotuar të mos bashkohen me NATO-n ose ndonjë aleancë tjetër ushtarake në këmbim të garancive të besueshme ndërkombëtare të sigurisë se ata nuk do të përballen me një agresion tjetër rus.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu skepticizëm rreth dëshirës së Rusisë për paqe, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë atë që po ndodh në terren në Ukrainë.

“Nuk kam parë asgjë që të sugjerojë se bisedimet po ecin përpara në një mënyrë efektive, sepse nuk kemi parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia. Por nëse Ukraina arrin në përfundimin se ka shenja përparimi, kjo është mirë dhe ne e mbështesim”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ofruar të përpiqet të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis presidentit Zelenskiy dhe homologut rus Vladimir Putin, por presidenti rus ka refuzuar bisedime të drejtpërdrejta./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO Ç'KA ZOTI U JEP..."/ Rama uron besimtarët myslimanë në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit
Previous article LUFTA/ Kuleba: Forcat ruse nuk janë mjaftueshëm të forta për të sulmuar Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT