• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 2017- Tri kolonat e një viti politik që po lemë pas
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 2017- Tri kolonat e një viti politik që po lemë pas

30 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Edhe nëse nuk do të ishte një vit elektoral, 2017 do të ishte i kompletuar politikisht, nisur nga dinamika e zhvillimeve, në funksion të reformës në drejtësi dhe procesit të integrimit tone europian. Ndaj, pyetja që shtrohet tashmë në përfundim të këtij viti kalendarik është: A ishte reforma në drejtësi ajo që përcaktoi fatin e zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare? Apo ishte rezultati i këtyre zgjedhjeve, ai që në fakt, i vuri vulën reformës vetë? E nga ana tjetër, nëse këtyre dy kolonave të rëndësishme i shtojmë edhe atë të diplomacisë në funksion të zhvillimeve tona të brendshme, atëherë kompletohet “trinitria” e zhvillimeve të Shqipërisë përgjatë këtij viti.
Le ti marim me radhë këto tri dimensione, në kontekstin e shënjimit që ato i bënë këtij viti, për ti vendosur më pas në funksion edhe të ndikimit që ato mund të sjellin, për zhvillimet e pritshme gjatë vitit të ri 2018.
Së pari, zgjedhjet e 25 qershorit treguan se rituali ciklik i qëndrimit herë të të majtëve dhe herë të të djathtëve, me nga dy mandate rresht për tetë vite me radhë në pushtet, nuk është një rastësi këto 20 vitet e fundit. Sepse ky ritual nuk u prish as këtë radhë kur socialistët fituan edhe një mandat të dytë qeverisës deri në 2021, nëpërmjet realizimit të dëshirës së liderit të tyre Edi Rama, për ta drejtuar të vetëm timonin e qeverisjes.
PD e Lulzim Bashës e bazoi strategjinë e rikthimit në pushtet, tek loja politike e ngujimit në një çadër në mes të bulevardit në Tiranë, nën projeksionin e kërkimit të instalimit të një Republike të Re. Përtej retorikës, u pa se nuk kishte asgjë tjetër që ti frymëzonte njerëzit për këtë, kur kryetari i PD u ul në mesnatën e 17 dhe 18 majit me Edi Ramën, që çoi në një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje, me garancinë e futjes në qeveri të më shumë se gjysmës së ministrave, me emra të propozuar nga PD. Me listën e deputetëve që paraqiti në KQZ, Basha e çoi PD drejt çarjes së saj më të madhe, duke marë një humbje turpëruese ditën e votimit. Fakti që PD nuk del parti e parë politike në Shqipëri që nga viti 1996, tregon se ajo ka nevojë për një organizim të thellë, program të ri dhe ide e frymë të re drejtimi.
Ndërsa LSI pas tetë vitesh në pushtet herë në koalicion me PD (2009- 2013) e herë me PS (2013- 2017) doli në opozitë, duke ruajtur numrin e mandateve të përfaqësimit në Parlament. Përpara kësaj, Ilir Meta u zgjodh Presidenti i Republikës me votat e PS, duke ia lënë stafetën e drejtimit të partisë, bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. Sfida më e madhe e LSI konsiderohen zgjedhjet e përgjithëshme lokale të 2019, për të testuar forcën e saj reale elektorale dhe politike, pas dy vitesh të qëndrimit në opozitë, në kushtet kur nuk do të ketë më postet dhe funksionet e shumta që zotëronte në administratën qëndrore.
Së dyti, reforma në drejtësi u ngadalësua përgjatë pothuajse gjithë këtij viti, duke mos u implementuar sipas një kalendari të menduar në fillim. Shkak u bënë pengesat teknike e proceduriale të paparashikuara, por më së shumti edhe pengesat politike në prapaskenë. Kjo bëri që të minohej krijimi në kohë i institucioneve të reja që do të bënin procesin e vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përpara ngritjes së institucioneve të reja.
Mosngritja në kohën e caktuar e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bëri që debati të fokusohej mbi çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe mënyrën e zëvedësimit të tij. Nga zgjedhja e një Prokurori të ri të Përgjithshëm, me një mandate të plotë 7 vjeçar, energjitë u kanalizuan tek zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm. Ambasadat e SHBA dhe BE si dhe OPDAT e EURALIUS u bënë përcaktues me mbështetjen e tyre, në zgjidhjen e një ngërçi juridik e kushteutes, i cili u tentua që të shndërrohej nga ana e opozitës, në një ngërç politik.
Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e atij të gjyqësorit, janë bllokuar nga kandidaturat e shoqërisë civile fillimisht dhe nga ato të prokurorisë më pas, që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut. Brenda dy muajve nga ngritja e këtyre dy institucioneve, ndoshta nga pranvera e 2018, pritet që të ngrihen edhe dy institucionet e tjera: Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata Speciale. Duke i dhënë në këtë mënyrë formën strukturës së re të drejtësisë, që pritet pas kësaj të japë frutet e para, të një reforme të thellë kushtetuese që miratuar rreth një vit e gjysëm më parë, me 140 votat e deputetëve, në Kuvend.
Së treti, në planin ndërkombëtar, standardi i zgjedhjeve të 25 qershorit dhe nisja e procesit të impementimit të reformës në drejtësi, i kanë hapur Shqipërisë ndoshta prespektivën më të qartë për integrimin europian. E favorizuar veç kësaj edhe një në konjukturë gjeopolitike në Ballkanin Perendimor, brenda 6 mujorit të parë të 2018, BE pritet që të na japë një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Nëse gjërat do të shkojnë siç duhet dhe duke patur pak fat, Shqipëria mund të bëhet një vend anëtar i BE, në vitin 2025.
Kjo axhendë është shoqëruar edhe me zhvillime të tjera, në planin diplomatik siç ishte rasti i fundit i votës sonë “kundër” SHBA për çështjen e përcaktimit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shqipëria ishte pjesë e një liste prej 128 shtetesh që votuan pro mbajtjes së qytetit të shenjtë, në statusin e derisotëm, të njohur e pranuar historikisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë që me Maqedoninë, kemi patur një përafrim të politikave tona mes fqinjësh, për shkak të disa zhvillimeve pozitive politike në Shkup. Ndërsa me Greqinë, pas takimit të dy ministrave të Jashtëm në Kretë duket se ka nisur një proces, që pritet të zgjidhë njëherë e përgjithmonë, të gjitha çështjet e mbetura historikisht pezull në marrëdhëniet tona. Një hap ky që Greqia duket se po e hedh edhe me Maqedoninë, çka do ta ndihmonte rajonin tonë që të ecte shumë më shpejt drejt integrimit europian.
Kjo axhendë europiane e brendashme dhe rajonale si dhe përcaktimi i Shqipërisë ndër destinacionet kryesore turistike në botë, nga agjensitë më prestigjoze të kësaj industrie, pritet të jenë dy shinat mbi të cilat do të ecin zhvillimet tona gjatë vitit 2018.   
*Ky shkrim është shkruar posaçërisht për “AFP”
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cristiano Ronaldo, sherri i çuditshëm seksual me motrën e tij
Previous article Veshjet më skandaloze të 2017, nga fustani i bardhë i Lindës tek kostumi i Ritës (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT