• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E SHIFRAVE/ Spanja bëhet epiqendra e re e Covid në Europë, pas Luksemburgut
Home
Nderkombetare

RRITJA E SHIFRAVE/ Spanja bëhet epiqendra e re e Covid në Europë, pas Luksemburgut

21 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Spanja është bërë në Europë, epiqendra e shpërthimeve të vatrave të reja të infeksionit të Covid-19. Koronavirusi ka rifituar forcë në Spanjë, ku autoritetet janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të përmirësuar përhapjen e tij, pa u rikthyer te masat e izolimit dhe bllokimit

Në Katalonjë në 24 orët e fundit u raportuan 590 raste të reja të identifikuar me koronavirus. Në tabelat e OBSH-së, Spanja është vendi i dytë në Bashkimin Europian (pas Luksemburgut) për shkak të ringjalljes së Covid-19.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, totali i infeksioneve ka shkuar në 264.836, që nga fillimi i pandemisë, dhe 28.422 viktima.

Nga 10 maji, kur përhapja e virusit më në fund dukej se ishte vënë nën kontroll dhe masat kufizuese të mbajtura për tre muaj u lehtësuan, më 17 korrik u identifikuan mijëra raste të tjera, nga të cilat 4581 vetëm në fundjavën e fundit. Përhapjet e vatrave aktive janë aktualisht 201, me epiqendrën Barcelonën dhe Lleida. Shifrat e fundit zyrtare tregojnë një rritje trefish të incidencës së infeksionit-nga 7-8 raste për njëqind mijë banorë, të llogaritura në fund të qershorit, në 27 raste për 100 mijë banorë aktualisht.

Me maja kurbe alarmante paraqitet Aragon ku ka 160 raste për njëqind mijë banorë, në Katalonjë (84.5) dhe në vendet me popullsi Baske 35.5 raste për 100 mijë.

Gazeta El Mundo paralajmëron se ky është një “transmetim i heshtur i Covid” pasi 60-70% e pozitivëve të rinj janë plotësisht asimptomatikë, ose me simptoma shumë të buta. Gjysma e pozitivëve të rinj nuk e dinë se ku janë infektua, raporton La Vanguardia, duke cituar një studim nga ‘Red Nacional de Vigilancia Epidemiológica’ dhe ‘Instituto de Salud Carlos III’.

66% e të prekurve të rinj janë midis moshës 15 dhe 59 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa deklaroi se disa nga shpërthimet aktive ishin të lokalizuara në mesin e punëtorëve sezonalë të punësuar në vjeljen e frutave, por virusi gjithashtu ka përfituar nga ulja e vigjilencës te të rinjtë e lodhur nga izolimi, teksa kanë braktisur distancimin fizik dhe maskat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAFINA NUK NDALET/ Pas suksesit të projekteve të fundit lajmëron publikimin e dy këngëve të reja
Previous article AMNISTIA FISKALE/ Të përjashtuar politikanët dhe të dënuarit për aktivitete kriminale. PD e kundërshton

s.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT