• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT SHQETËSUESE NË KOSOVË/ 5 viktima dhe 168 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Home
Rajon

SHIFRAT SHQETËSUESE NË KOSOVË/ 5 viktima dhe 168 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

21 July, 2020 s.autor Rajon

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë raportohen 5 viktima nga Covid dhe 168 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 6.045.

Ndërkaq janë shëruar 157 qytetarë, bën me dije Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Njoftimi i IKSHP: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENDITJA/ Ja kush janë lojtarët më të pafat të dy sezoneve të fundit në Europë
Previous article ZYRTARE/ Mourinho siguron “blerjen” e parë, Tottenham rinovon me mesfushorin

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT