• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA HORROR NË FIER/ Ekzekutoi shokun me çekiç dhe e ndau në disa pjesë, kërkohet burg përjetë për Zekaj
Home
Breaking News

VRASJA HORROR NË FIER/ Ekzekutoi shokun me çekiç dhe e ndau në disa pjesë, kërkohet burg përjetë për Zekaj

21 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Albert Zekaj nga Kopliku, njeriu që masakroi barbarisht me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqiraj, shokun e tij të dhomës në Fier, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi prokuroria e Fierit në seancën e sotme gjyqësore, ka kërkuar përpara gjykatës së qytetit, deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Albert Zekaj, pasi nga procesi hetimor dhe gjyqësor, sipas prokurorisë u provua se autor i vrasjes është pikërisht i pandehuri, Albert Zekaj. Veç kërkesës për dënim me burgim të përjetshëm për Zekaj është kërkuar dhe një dënim tjetër me 1 vit burgim për akuzën e “Vjedhjes” së 300 mijë lekëve të vjetra të viktimës.

Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Petrit Vukaj, gjatë leximit të konkluzjoneve përfundimtare i tha trupit gjykues, se autori Albert Zekaj, pasi ka kryer vrasjen e shokut të tij, ka vijuar me veprime kriminale duke e copëtuar kufomën dhe pjesët e trupit, i ka futur në një valigje, të cilën e ka hedhur shumë larg vendit të krimit.

“…në vendin e ngjarjes u gjet në disa shkurre e ferra, një valixhe me eshtra si të njeriut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes në mënyrë të shpërndarë u gjeten një  batanije, eshtra dhe pjesë skeleti dhe një copë indi (krahu) me një tatuazh në formë “Tribali”- tha prokurori.

Në fund të kërkesës së tij prokurori Vukaj i kujtoi gjykatës që gjatë dhënies së vendimit të kishte parasysh se: “…skeleti dhe mbetjet humane t’ju kthehet trashgimtarëve të viktimës…”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Fierin për mënyrën makabre të ekzekutimit të Kreshnik Beqiraj, është marë në pyetje në datën 7 mars 2018 i pandehuri Albert Zekaj.

Ky i fundit ka pranuar se Kreshnik Beqiraj, e kishte vrarë në datën 22 qershor 2017 në banesën, ku ata të dy jetonin me qëra. Pasi e kishte vrarë me çekan, trupin e shokut të tij, Kreshnik  Beqiraj, e kishte  prerë  në  disa copa dhe më pas e kishte transportuar dhe hedhur në  dalje  të  qytetit të Fierit. Sipas rëfimit të motrës së viktimës ajo ka treguar në gjykatë se:

“…në datën 2 qershor vëllait të saj Kreshnikut i kanë vjedhur portofolin në shtëpi me 300 mijë lekë dhe se ai dyshonte te Alberti. Po kështu unë kam dëshmuar edhe më parë në polici Albert Zekaj, futej te rrjeti social “facebook” i Kreshnikut, ku mua një sms më kishte bërë shumë përshtypje, ku Alberti, i kërkonte lekë borxh shokëve të Nikut….”

Në dosjen hetimore thuhet se familjarët e viktimës kishin gati një vit që kërkonin Kreshnik Beqiraj, i cili ishte zhdukur në rrethana misterioze, Donjet Beqiraj,u ka thënë policisë dhe prokurorisë së Fierit se ai dhe familjarët e tij, kishin humbur kontaktet me vëllain e tij, Kreshnik Beqiraj, që prej muajit muajit Qershor të vitit 2017, duke hedhur dyshime  se, ai mund të jetë  vrarë nga shoku i tij, Albert Zekaj, me të cilin jetonte më qëra në një banesë.

Hetimi i prokurorisë ka zbukluar se viktima  Kreshnik Beqiraj dhe i pandehuri Albert Zekaj, janë njohur para dy vitesh në një kamp në Belgjikë, ku Kreshniku punonte si bojaxhi makinash.Pasi ka ardhur në Shqipëri, Donjeti, ka kontaktuar me shokët të Kreshnikut dhe familjarë te tjerë, prej të cilëe ka mësuar se, kohët e fundit, Kreshniku kishte patur debate me shokun e tij të dhomës, Albert Zekaj, për shkak të dyshimeve për vjedhje dhe problemeve ekonomike që kishte ndaj tij, por pavaresisht debateve, ata kanë vazhduar të qendrojnë në të njëjtën banesë dhe për disa kohë, deri më datën 22 qershor 2017, ku Kreshniku ështe vrarë me çekiç nga Albert Zekaj dhe më pas copëtuar në disa pjesë duke e futur në valixhe e hedhur në ferra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH NGUSHËLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË AKTORIT BOÇI/ Ruçi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në humor dhe teatër
Previous article COVID-19/ Infektohen me koronavirus 30 të moshuar dhe 9 punonjës në azil në Prishtinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT