• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI POLITIK/ Nga Gjiknuri te Rama, të gjithë anëtarët me maska dhe të distancuar (FOTO)
Home
Politikë

KËSHILLI POLITIK/ Nga Gjiknuri te Rama, të gjithë anëtarët me maska dhe të distancuar (FOTO)

20 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, sapo ka filluar.

Siç shihet dhe nga pamjet të gjithë të pranishmit në mbledhje janë të maskuar,duke filluar nga kryeministri te Damian Gjiknuri dhe më pas te përfaqësuesit e tjerë.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur në orën 11.00, për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Komisioni i Ligjeve, për hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Edi Rama është i vetmi nga “të mëdhenjtë” që do të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve përveç përfaqësuesve politikë që hartuan marrëveshjen për Zgjedhoren në 5 qershor. Ndërkohë, Presidenti Meta i cili propozoi që këto ndryshime të diskutohen mes palëve në tryezën e Këshillit Politik nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen.

Kujtojmë se, Mazhoranca qeverisëse pranoi kërkesën e opozitës parlamentare, e përfaqësuar në Këshillin Politik nga Myslim Murrizi, për hapjen e listave dhe shtoi kërkesën e saj për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Këto ndryshime shkaktuan reagimin e ndërkombëtarëve dhe të vetë opozitës që i cilësoi ato si “përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur zgjedhjet e ardhshme”.

Gjithashtu, kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk ka zgjedhur të shkojë vet në tryezë por ka dërguar Sekretarin e Partisë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin e LSI.

115843134_314017829782776_6379944558772670025_n.jpg

109465341_323965705404081_8790925357113824101_n.jpg

115946765_597690827553652_7272921329272239751_n.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MUND TË BËHET POLITIKË ME VIRUSIN"/ Manastirliu: Të bëjmë c’ka kërkohet, të ndërgjegjësojnë njerëzit për të zbatuar masat e thjeshta
Previous article COVID-19/ Nga sot Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës! Gjobë 135 euro për të pabindurit

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër Aktualitet

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT