Berati ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” me COVID-19, raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar.
Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46 vjeçe, punonjëse në fasoneri në Berat. 46-vjeçarja është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.
Edhe një pensionist 74-vjeçar nga lagjja “Çlirim” në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.


