• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet gazetari: Ja se si do të ndryshojnë strukturat e policisë në Elbasan
Home
Sociale

Flet gazetari: Ja se si do të ndryshojnë strukturat e policisë në Elbasan

30 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Pak ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim në Elbasan me 12 drejtorët e Policisë të 12 qarqeve të vendit ku prezantoi modelin e ristrukturuar të Drejtorisë së Policisë në kuadër të projektit suedez dhe lançimi publik i “Platformës se Policimit dhe Sigurisë në Komunitet”.

Vetë ministri pohoi se jo pa qëllim ishte zgjedhur që ky projekt të prezantohej në Elbasan, si një ndër qytetet më problematike përgjatë 2017-ës, duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale në këtë vend.

Detajet e asaj çka pasoi nga takimi në fjalë i ka bërë sot publike gazetari i kronikës, Spartak Koka.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, Koka zbardhi edhe strukturën e re të Policisë Vendore të Elbasanit. Sipas tij, do të ridimensionohen disa sektorë, ku disa prej tyre do të shkrihen.

Po ashtu ai nënvizoi faktin se ka nevojë për rikthimin e zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në zonë.

“Është përmendur për një nocion të ri, zonë policore dhe me sa kam informacion, bëhet fjalë për një ulje të numrit të sektorëve.

Pra kemi një drejtori vendore dhe një zëvendessektor krimesh, me sektorë dhe seksione që janë në varësi të këtyre sektorëve. Do ulet me 50% numri i sektorëve të policisë, do ridimensionohen këta sektorë.

Psh; kemi Sektorin e Krimeve dhe atë të Rendit Publik që bashkohet me sektorin e Sigurisë Publike.

Kemi Sektorin për Trafiqet Narkotike dhe Krimet e Rënda dhe Krimin Ekonomik që do të bashkohen në Sektorin për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Sektorët e mëparshme do të jenë si seksione më vete brenda një sektori.

Do të ulen dhe drejtuesit. Fakti që grupi i punës ka evidentuar se në Drejtorinë Vendore të Elbasanit, 1 në 2 punonjës është shef, tregon sesa e dobët është situata dhe cila është qasja, ku mungonte afërsia me komunitetin, reagimi i shpejtë dhe mënyra se si të parandalohej krimi.

Do kemi shtim të një sektori të ri, por mendoj se prapë kjo strukturë ka nevojë për rikthimin e zëvendësdrejtorit të rendit dhe sigurisë publike në zonë.

Është menduar sipas drejtuesve të policisë që ky shef sektori i sigurisë publike do të dublojë edhe pozicionin e zv/drejtorit”, tha Koka./bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Çmendet Candreva, shikoni çfarë ka bërë gjatë ndeshjes me Lazion
Previous article Nga Harry Styles tek Taylor Swift, këto janë 10 albumet më të mirë të vitit

g.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT