• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Shkencëtarët britanikë: Covid 19 shfaqet në 6 nivele, ja simptomat e secilit prej tyre
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Shkencëtarët britanikë: Covid 19 shfaqet në 6 nivele, ja simptomat e secilit prej tyre

18 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Shkencëtarët britanikë kanë identifikuar gjashtë nivele të sëmundjes së COVID-19, të cilat ndryshojnë nga një grup simptomash.

Sipas mediave të huaja, studimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”, të cilët analizuan të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të coronavirusit.

Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njëjtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.

Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor.

“Nëse mund të parashikoni nivelin e rrezikut të këtyre pacientëve në ditën e pestë, atëherë ju do të keni kohë t’ju jepni atyre ndërhyrje të hershme”, tha Claire Steves, anëtare e studimit.

Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Studimi i lansuar të premten, i cili pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë, përshkroi gjashtë nivelet e COVID-19 si më poshtë;

1. Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;

2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;

3.“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;

4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;

5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;

6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.

Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Poshtë ambasadorët! Rrofshin ambasadorët!
Previous article "KU E KE BOSIN E MADH?" Fjoralba Ponari i kthehet keq ndjekësit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT