Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngritur alarmi pasi 86 foshnje nën 12 muajshe u testuan positive me infeksionin e koronavirusit.
Të gjitha rastet janë regjistruar në të ashtuquajturën ‘Zonë e Kuqe’ në qarkun e Nueces
Në Teksas, numri i rasteve të reja është rritur në vecanti në muajin korrik, pas një tendence fillestare të sheshtë.
Zyrtarët lokalë ndërkohë po u kërkojnë njerëzve të mbajnë maska dhe të respektojnë masat e distancimit.
Apeli i drejtoreshës së shëndetësisë
“Aktualisht kemi 86 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me Covid-19”, tha Annette Rodriguez
“Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje të tmerrshme,” shtoi ajo


