• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Borell: Jam i impresionuar nga gadishmëria për marrëveshje
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Borell: Jam i impresionuar nga gadishmëria për marrëveshje

18 July, 2020 F.autor Rajon

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borell ka deklaruar se diskutimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara nën patronazhin e BE-së, nuk kanë qenë të lehta, bile mund të thuhet se kanë qenë edhe të tensionuara por pavarësisht mospajtimeve ai mbetet i impresionuar nga gadishmëria e treguar për të vazhduar dialogu

Spanjolli tha gjithashtu se temat për personat që rezultojnë të zhdukur që nga lufta dhe të atyre të zhvendisur për shkak të luftës, janë çështje shumë emocionale por edhe pjesë thelbësore për pajtimin mes dy vendeve.

Kosova dhe Serbia ripërtërinë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian pas një pezullimi prej rreth dy vitesh. Të enjten kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të parë ballë për ballë në të cilin diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik, ndërsa nga java që vjen takimet do të mbahen në nivel të grupeve teknike.

Borell tha se bashkëpunimin ekonomik nuk ka të bëjë me marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve fqinje, të cilat kanë të njejtin destinacion final, të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Kreu i diplomacisë së Unionit theksoi se tema e zhvillimit ekonomik është në dobi të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë dhe se BE-ja ka bërë shumë përpjekje në krijimin e kornizës për një bashkëpunim të tillë.

Sipas tij, edhe pse mes Hotit dhe Vuçiç ka pasur mospajtime, ai është i impresionuar nga fakti se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun në nivel të lartë në muajin shtator

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së gjithashtu ka falënderuar presidentin Macron dhe kancelaren Angela Merkel, për mbështetjen e dialogut dhe organizimin e Samitit online të Parisit. Ndër të tjera Borell tha se dialogu Kosovë-Serbi dhe Ballkani Perëndimor do të jenë prej prioriteteve kryesore të punës së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shtohen rastet e të prekurve me Koronavirus, në rrezik ndeshja e Champions League në gusht
Previous article AVOKATË FRANCEZË PËR ÇINARIN/ Ja prapaskenat e Partizanit për të hequr “embargon”

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT