• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS RASTIT NË KRUJË/ Një tjetër denoncim në polici! Nëna: Vajza më shfrytëzohet prostitutë në Fushë-Krujë, Laç dhe në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS RASTIT NË KRUJË/ Një tjetër denoncim në polici! Nëna: Vajza më shfrytëzohet prostitutë në Fushë-Krujë, Laç dhe në Shkodër

18 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rasti i 17-vjeçares Xh.Xh në Fushë-Krujë, ku ishte droguar dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me 7 persona njëherësh nuk është i vetmi që po hetohet nga prokuroria Shqiptare. Një dosje e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Fushë-Krujë, po hetohet prej fillimit të muajit qershor 2020 në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare Entela.T, ka të dhëna se shfrytëzohet si prostitutë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës.

Vajza e cila sipas kallëzimit në polici të nënës së saj, vuan nga sëmundja e “Epilepsisë”, largohet shpesh nga shtëpia duke mos u kthyer për disa ditë me radhë. Sipas nënës, Shadije.T, vajza e saj Entela është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: “….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. Entela doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

LEXO EDHE:
Po hetohet për lidhjen me trafikun e drogës, kapet 33-vjeçari në Tiranë i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Shadija, thotë në dëshminë e saj se e ka telefonuar disa herë Entelën, por kjo e fundit ja ka mbyllur telefonin. Atëherë i ka shkruar mesazh duke e pyetur se ku ishte dhe kur do vinte në shtëpi? Nga ana tjetër Entela i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

Shadija, tregon se në orën 7:24 të mëngjesit të datës 6 qershor 2020 ka pasur komunikimin e fundit me vajzën e saj Entela. Sipas Shadijes, Entela ka ikur disa herë nga shtëpia dhe ka shkuar në Fushë-Krujë tek disa shokë të saj, mes të cilëve njëri quhet Armando. Sipas nënës në rastet që Entela ka qëndruar në Fushë-Krujë, ajo ka qëndruar 2-3 ditë dhe ka shkuar në shtëpi, duke i treguar Shadijes se ata personat me të cilët është shoqëruar, i kanë mbajtur telefonin celular dhe i kërkonin lekë që tia kthenin.

Fillimisht Shadija, i ka dhënë Entelës disa herë lekë si 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, tregon Shadija i ka dhënë para një jave se të bënte kallëzimin në polici, shumën prej 120 mijë lekë të vjetra. Vetë Shadija u ka thënë oficerëve dhe prokurorëve se ka takuar një taksist me inicialet F.S dhe së bashku me vajzën e saj Entela, ka shkuar në Fushë-Krujë, ku i ka dhënë shumën e lekëve që kërkonin personat.

Një veprim të tillë sipas saj e kishte kryer disa herë. Shadija, ka shumë dyshime se vajza e saj gjatë periudhës kur mungon në banesë, shfrytëzohet si prostitutë nga shoku i saj Donaldi, Armando B. dhe Endri.I. Pas marrjes së denoncimit së nënës Shadijes, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë njoftuar të gjitha shërbimet policore për lokalizimin dhe shoqërimin në polici të Entelës.

Vajza 23-vjeçare është identifikuar në orën 24:00 të mesnatës së 6 qershorit 2020. Entela është shoqërua në polici dhe më pas pyetur nga oficerët ku ka deklaruar se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe ka bërë sikur i ka rënë zilja e telefonit dhe i ka thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, ka mbërritur në orën 02:20 dhe ka zbritur në qendër të qytetit.

Aty e priste i dashuri i cili quhet Sabah.D, 28-vjeç dhe së bashku me të kam shkuar në një lokal në zonën e Shirokës. Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”. Më tej vajza shpjegon se ka marë taksi në Shkodër dhe në Tiranë ka mbërritur në orën 23:50 tek fusha e “Ali Demit”, ku aty e ka ndaluar Patrulla e Policisë.

“…unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë dhe për këto lëvizje ka njoftuar nënën e saj. Ndërsa për lekët që ja ka paguar disa personave në Fushë-Krujë, Entela u ka pohuar policëve se ka thyer një xham në ambientet e një lokali dhe për këtë veprim është detyruar ta paguajë dëmin e krijuar, por nuk kujtonte se sa lekë kishte paguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDRYSHIME NË ZAKONET E TË NGRËNIT E GJUMIT"/ Policia paralajmëron prindërit: Kujdes fëmijët nga loja virtuale e rrezikshme “Jonathan Galindo”, i çon drejt vetëvrasjes
Previous article BLLOKOHET SËRISH NGRITJA E GJYKATËS KUSHTETUESE/ KED “rrëzon” 6 kandidatë, 3 të tjerë tërhiqen nga gara

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë Aktualitet

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT