• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë
Home
Futboll

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

30 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Vincenzo Montella u tregua një ushtar i bindur në firmën në kontratën me Sevilla, duke qëndruar strikt në skaletën e klubit spanjoll për vizitën në Muzeun e Trofeve, e më pas prezantimin.

Por, trajneri italian që u shkarkua nga Milan dhe u zgjodh nga andaluzianët për t’i dhënë një tjetër drejtim sezonit në La Liga, premtoi se do të zbatojë vetëm idetë e tij.

“Falënderoj presidentin për mundësinë e pabesueshme që të drejtoj Sevillën. Objektivi im është që të fitoj trofe dhe ky është një klub ku do të shpreh qartë idetë e mia. Kur kam luajtur në këtë qytet me fanellën e Fiorentinës, jam dashuruar me stadiumin dhe klubin”, tha trajneri i ri Montella.

Por, italiani së pari duhet të gjejë recetën e duhur për të ringritur formacionin andaluzian nga vendi i pestë dhe dy pikë më pak se Reali i Madridit.

Në tre ndeshjet e fundit Sevija ka marrë dy humbje dhe një barazim. Debutimi i Montelës do të jetë në 6 janar në një ndeshje speciale si derbi kundër Betisit.

“Nuk kam pasur mundësi të shoh paraqitjet e fundit, por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Kam në shumë derbi si futbollist dhe në jo pak të tillë dhe si trajner. E di që është ndeshje ndryshe nga të tjerat, por është e bukur ta nis aventurën në La Liga kështu. Do na duhet të vendosim zemrën në fushë”, tha Montella.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas ndarjes nga bashkëshortja, Dzemaili rikthehet të luajë në Europë
Previous article Liverpooli pranë Goretzkas, Emre Can drejt Juves

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT