• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TELEFONATAT JANË RRITUR ME 400-600 NË DY JAVËT E FUNDIT”/ Skënder Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende
Home
Sociale

“TELEFONATAT JANË RRITUR ME 400-600 NË DY JAVËT E FUNDIT”/ Skënder Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende

17 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për ‘Report Tv’ thotë se numri i thirrjeve në dy javët e fundit është shtuar ndjeshëm. Brataj deklaron se është rritur me 400-600 thirrje në ditë, për shkak të lirimit të masave, që kanë sjellë shtim të rasteve.

“Në këtë moment numri i thirrjeve në 127 është shtuar në 400-600 thirrje në krahasim me dy javë më parë. Kuptohet se lirimi i masave do t’i sillte këto pasoja. Kjo rritje pritej në mënyrë fiziologjike. Duhen respektuar edhe masat pasi në këtë mënyrë shtohen të infektuarit. Jemi në 2400-2500 thirrje në ditë. Krahasuar me 15 ditë më parë është shtuar pra numri me 400-600 thirrje në ditë,”-tha Brataj.

I pyetur nëse kemi arritur pikun e infektimeve në Shqipëri kreu i urgjencës kombëtare deklaron:

“Mendoj se nuk kemi arritur akoma në pikun e pandemisë sepse nuk janë liruar akoma masat. e fundit është transporti publik dhe pas dy javësh mund të kemi pasojat. Piku varet nga lirimi i masave. Do të duket pas dy javësh pasojat, por mendoj se do të jetë një rritje e lehtë. Duke parë që trasnporti publik, nevoja shumë madhe, është burim infeksioni.”

Të rinjtë së fundmi nuk duken më si kategoria më e mbrojtur dhe këtë e tregoi fatkeqësisht vdekja e një 21-vjeçarje dy ditë më parë. I pyetur për këtë fenomen të ri, për shtimin e rasteve tek të rinjtë, Brataj deklaron:

“Nuk është se zgjedh virusi, e zgjedhim ne virusin. Moshat e reja i respektojnë më shumë masat. Frika ime është se pas infeksionit të të rinjve mos të infektohen familjarët. Ai ishte një rast individual, që kishte tre sëmundje së bashku. S’mund ti referohemi atij rasti. Kur ka sëmundje të tjera nuk varet më nga mosha.”

Brataj më tej kishte edhe një mesazh për moshat e reja: “Shko kur të duash, por mjafto të respektosh rregullat. Moshat e reja edhe po u prekën nuk kanë pasoja, por kanë të tjerët, familjarët. Në qoftëse shkojmmë në plazh 5 persona nga 5 familje të ndryshme që këtu është bërë dëmi. Mos mbajtja e maskave është vatër infeksioni. Rritet përqindja për t’u infektuar. Një problem janë autobusat turistikë.”

Në fund kreu i urgjencës kombëtare tha se nuk duhet të kemi edhe aq frikë për jetën pasi koronavirusi është një infeksion që ka një përqindje të lartë shërimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DROGA TEK DHUNA/ Përdhunoi në hotel 22-vjeçaren, policia arreston 19-vjeçarin në Tiranë
Previous article PAMJE NGA VENDGJARJA/ Ja vendi ku shpërtheu granata në Korçë, kush është 46-vjeçari që humbi jetën (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT