Vëllai i ish-deputetit të PD Andon Frrokaj bashkë me nipin e tij janë lënë të lirë.
Gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ për Frederik Frrokaj, 57 vjeç dhe nipin e tij, Henri Frrokaj, 30 vjeç, banues në Mamurras.
Frederik Frrokaj nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. Ndërsa nipi i tij ua shiste të interesuarve kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja.
Mirëpo, Gjykata e Kurbinit u ka hequr masën e sigurisë ‘arrest me burg’ duke i lënë thjesht në ‘detyrim paraqitje’.


