Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është plazhi i Lukovës.
E vendosur vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës, fshati i Lukovës gjendet në jug-perëndim të Shqipërisë. Në pjesën bregdetare kufizohet me fshatrat turistik të Piqerasit dhe Shën Vasilit.
Lukova është perla e bregut të Jonit, ku gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltërt, ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore dhe ku flladi i detit bashkohet me aromën e pemëve dhe ju fal qetësi relaksuese për të kaluar këto ditë të nxehta vere.
Një nga plazhet më të bukura të jugut të Shqipërisë, ende të virgjëra, ku mund të shkoni me makinë personale, pasi rruga është e shtruar deri afër bregut. Pasi zbret në plazh, shikon gjirin e madh të Lukovës.
Në anën e majtë të plazhit, i cili njihet edhe si Shpellë Lukovë, keni mundësi të rrëziteni në diell në plazhe të vogla dhe intime, që vijnë në formë gjiresh me pllaka guri ngjyrë të bardhë dhe trëndafili. Për të gjetur këto duhet të ecni rreth 10minuta në këmbë në terrenin të vështirë me gurë të mëdhenj dhe të merrni çadër me vete. Aty ka shumë shkëmbinj, nga ku mund të kridheni në ujin e kristaltë të detit Jon.
Në plazhin e Lukovës ka mjaft bare dhe restorante cilësore me çmime konkurruese dhe produkte të freskëta, sidomos prodhimet e zonës. Një destinacion që të ogron gjithçka për të kaluar disa ditë të qeta pushimesh, duke filluar nga ajëri i pastër, qetësia, bukuria dhe natyra e virgjër që të ofron ky vend përrallëror i nodhur në Shqipëri./ Rreth e rrotull shqipërisë.