• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BLINDOHET” KORÇA/ Zani Çaushi mbërrin në gjykatë. Kapobanda e Vlorës në 1997 kërkon lirimin me kusht (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“BLINDOHET” KORÇA/ Zani Çaushi mbërrin në gjykatë. Kapobanda e Vlorës në 1997 kërkon lirimin me kusht (VIDEO)

17 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbërrin nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Korcës, Myrteza Çaushi, (Zani) I cilësuar si kapobanda i Vlorës. Krahas masave të rrepta në Gjykatë, policia ka bllokuar gjithashtu të gjitha rrugët kryesore të qytetit që të cojnë në Gjykatë. Zani Çuashi ka kërkuar liri me kusht nga Gjykata. Myrteza Çaushi referuar vendimeve gjyqësore është dënuar me formë të prerë me burgim të përjetshëm.

Neni 65 i Kodit të mëparshëm penal, para ndryshimeve të 2017, parashikon që “Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”. Pikërisht këtë nen, është duke shfrytëzuar ish i forti i Coles për të dalë në liri. Kjo pasi ndryshimet e fundit në Kodin penal nuk e favorizojnë atë. Kodi aktual penal, konkretisht neni 65 ku flitet për lirimin me kusht parashikon se në raste të jashtëzakonshme mund të lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm, kur ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim.

Zani Caushi i ka nisur herët përpjekjet për të fituar lirinë me kusht, betejë të cilën po e zhvillon në gjykatën e Korçës. Një vit më parë, në korrik të 2019, gjykata e Korçës, pranoi një kërkesë të vlonjatit duke i përllogaritur kohën e qëndrimit në paraburgim. Referuar vendimit rezulton se njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Coles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR 5 QERSHORIN DHE LISTAT E HAPURA/ PE zbut qëndrimin: Të ruhet konsensusi me të gjitha palët...
Previous article NGA PËRQAFIMI ME VAJZËN MISTERIOZE, TEK "RIVALITETI" ME ALBAN SKËNDERAJ/ Flori ishte qendra e vëmendjes në festën e Arilenës (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT