• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E TRUPËS QË LIROI LUL BERISHËN/ Gjyqtarja Anita Mici probleme me Vettingun: Dyshohet se ka favorizuar një kushëri të dënuar për drogë
Home
Breaking News

PJESË E TRUPËS QË LIROI LUL BERISHËN/ Gjyqtarja Anita Mici probleme me Vettingun: Dyshohet se ka favorizuar një kushëri të dënuar për drogë

17 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjyqtarja Anita Mici e Gjykatës së Apelit Durrës u përball të enjten me pikëpyetje për vendimin e lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, si dhe një raport papërshtatshmërie të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ku ngrihen dyshime për favorizimin e një kushëriri të saj të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin e gjyqtares Anita Mici përbëhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar.  Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Mici ka përfunduar për të tre kriteret, por seancën dëgjimore e dominuan gjetjet për pastërtinë e figurës.

Në seancë u identifikuan dy raste për të cilat Komisioni i ka kërkuar shjegime gjyqares Anita Mici lidhur me rrethanat lehtësuese ndaj të pandehurve. “Ajo ka pohuar se është bazuar në prova dhe në bindje të brendshme,” tha Bekteshi, duke iu referuar mbrojtjes së subjektit.

Komisioni i ka kërkuar shpjegime Micit për vendimin e lirimit me kusht të Lulzim Berishës dhe rekursin e kryer nga prokuroria mbi këtë vendim të Gjykatës së Apelit të Durrësit –ku ajo ishte pjesë e trupës gjykuese. Në shpjegimet për Komisionin, Mici e ka cilësuar vendimin e diskutueshëm si të bazuar në ligj, ndërsa ka pohuar se kërkesa e prokurorit për refuzimin e lirimit të Berishës nuk ishte marrë parasysh.

Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durrës, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg nga dënimi i tij prej 25 vitesh.

Sipas relatores Bekteshi, Mici ka shpjeguar se analiza e kryer për riedukimin e tij bazohej në raportet e institucioneve përkatëse, sipas të cilave sjellja e Berishës  ishte “shumë e mirë”.

Gjyqtarja Anita Mici argumentoi edhe gjatë seancës dëgjimore se është e drejta e të dënuarit për t’u rehabilituar.

“Prokurori rekurson uljen e dënimit me 45 ditë, por ai vendim është i drejtë. Ulja e dënimit është sinteza e një viti sjellje të mirë. Qëllimi i dënimit nuk është ndëshkimi, por rehabilitimi. Ulja e dënimit tregon se i dënuari ka treguar nivel rehabilitimi. Prokurori e kupton keq ligjin procedurial,” tha Mici në seancë, duke iu referuar qëndrimit kundërshtues të prokurorit.

Relatorja Bekteshi vijoi më tej se Mici kishte mbajtur qëndrime të ndryshme për dy persona të akuzuar korrupsion, pasi njërin e ka dënuar dhe tjetrin jo. Sipas Bekteshit, subjekti ka deklaruar se vendimi i saj ishte i drejtë, pasi është lënë në fuqi edhe nga gjykatat më të larta.

Nga 25 denoncime nga publiku të adresuara kundër gjyqtares Anita Mici, Bekteshi tha se Komisioni ka vlerësuar t’i kërkojë shpjegime vetëm për 8 prej tyre.

Lidhur me denoncimet, Mici pretendoi se denoncuesit dhe ndonjëherë edhe prokurorët nuk kanë njohje të ligjit procedurial.

“Denoncuesit, ndonjëherë edhe prokurori, nuk kanë njohje të ligjit procedurial. Duhet të zbatojmë çdo ndryshim ligjor. Por ndryshimet e ligjit procedurial nuk janë kuptuar nga ankuesit,” tha gjyqtarja Anita Mici.

“Nuk është e thjeshtë t’ia dalësh në të gjitha kompentetët e detyrës së gjyqtarit. Jam përpjekur maksimalisht gjatë ushtrimit të detyrës,” shtoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASANI NË TERR/ Gjysma e qytetit pa energji elekrike, nuk dihet arsyeja
Previous article "DUHET TË JENI VIGJILENTË"/ Prokurori i Përgjithshëm: Kina e angazhuar në një “luftë ekonomike” për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT