• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON TAKIMIN ME VUÇIÇ/ Hoti: Është shënuar progres, e rëndësishme është njohja reciproke
Home
Rajon

PËRFUNDON TAKIMIN ME VUÇIÇ/ Hoti: Është shënuar progres, e rëndësishme është njohja reciproke

16 July, 2020 F.autor Rajon

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të bisedimeve. Ndërkohë Hoti pas takimit ka thënë se është shënuar progres dhe se kanë besim tek ndërkombëtarët.

”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, u shpreh Hoti.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar më herët se pas takimit do të ketë një prononcim të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se qëllimi kryesor i këtyre takimeve është zhvillimi i dialogut për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“BE ka qenë dhe vazhdon të jetë gati të mbështetsë dhe të lehtësojë dialogun mes dy palëve, në mënyrë që marrëdhëniet të normalizohen dhe të arrihet një marrëveshje mes tyre. Një marrëveshje që do të shërbejë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu është e vlefshme edhe për BE-në. është urgjente që të punohet në paqe dhe mirëqenie për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ndër të tjera Borrell.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ OSBE: Procesi ishte i qetë, por pati tentativa për blerje votash
Previous article “NA MUNGOJNË 8 PENALLTI”/ Analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT