• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ OSBE: Procesi ishte i qetë, por pati tentativa për blerje votash
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ OSBE: Procesi ishte i qetë, por pati tentativa për blerje votash

16 July, 2020 F.autor Rajon

Misioni vëzhgues i OSBE ODIHR-it ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin të organizuara mirë, pavarësisht situatës me pandeminë e koronavirusit, por siguria juridike, sipas tyre, lë shumë hapësire për shqetësim.

Vlerësimet e vëzhguesve u paraqitën në një raport preliminar për zgjedhjet e 15 korrikut.

“Dita e zgjedhjeve kaloi mirë. Procesi i votimit ishte i qetë. Vërejtëm disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve. Kishte tentime për blerjen e votave, por meqë këto janë nën hetim, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje“, ka theksuar shefja e misionit të OSBE ODIHR-it, Laima Andrikiene.

Ajo me këtë rast ka rikujtuar edhe faktin se në ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk janë të përfshira të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR-it.

“Autoritetet duhet t’u qasen me seriozitet këtyre çështjeve para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme” ka theksuar Andrikiene.

Zgjedhjet e së mërkurës ishin zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev ka fituar rreth 321 mijë vota apo 36.12% e pasuar nga VMRO DPMNE-ja e Hristijan Mickovskit me 310 mijë vota apo 34.85%.

Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI-ja ka siguruar 101 mijë vota apo 11.3 për qind të votave, kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 76 mijë vota apo 8.52 për qind të votave.

Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 37 rreth mijë vota 3.96% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rreth 13 mijë vota apo 1.48% për qind.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deri në mbajtjen e tyre vendi është drejtuar nga një qeveri teknike, pjesë e së cilës ka qenë edhe opozita maqedonase.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ishin paralajmëruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, që në dhjetor të vitit 2019 pasi ky vend arriti të marrë datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NGA PSG/ Mbrojtësi akuzon Leonardon: Gënjen, donte të luaja falas
Previous article PËRFUNDON TAKIMIN ME VUÇIÇ/ Hoti: Është shënuar progres, e rëndësishme është njohja reciproke

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT