• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINA E RE PËR COVID-19/ Britania, SHBA & Kanadaja: Hakerat e Rusisë po na vjedhin studimet
Home
Nderkombetare

VAKSINA E RE PËR COVID-19/ Britania, SHBA & Kanadaja: Hakerat e Rusisë po na vjedhin studimet

16 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të enjten se hakerë të mbështetur nga shteti rus po përpiqen të vjedhin nga institucionet akademike dhe farmaceutike të botës studimet mbi vaksinat dhe trajtimin e koronavirusit.

Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ia atribuon sulmet grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin ata thonë se pothuajse me siguri funksionon si pjesë e shërbimeve të zbulimit rus.

“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike.

Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.

“APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19n,” thuhet në deklaratë.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajin maj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që punonin për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Por sulme të tilla nuk ishin parë si të lidhura haptazi me shtetin rus.

Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet gjerërisht për piratimin e serverave të Partisë Demokrate në SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016s.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Situatë e rënduar në Kosovë, 6 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19
Previous article NJË MILIONË NJERËZ NË ITALI JANË ZHYTUR NË VARFËRI/ Por si u pasurua mafia gjatë pandemisë së Covid-19?

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT