Shtimi i rasteve me Covid-19 fhe bilanci i jetëve të humbura, ka rikthyer edhe një herë disa prej masave kufizuese në vend, shkruan AlpeNews.al
Qeveria miratoi vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, i cili hyn në fuqi nga dita e nesërme. Kushdo që do të kapet ne shkelje të ketij vendimi do të gjobitet me 2 mijë lekë të reja.
“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, – tha Manastirliu.
Vlen të permendet që edhe Franca do ndjekë te njejtën rrugë për maskat e detyrueshme por duke filluar nga 1 gushti (Lexo këtu)
Edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar fillimisht nuk ishte e gatshme per vendosjen e maskave por së fundmi ajo vendosi rregulla për të mbuluar fytyrën në transportin publik në qershor, dhe tani thotë se njerëzit në Angli duhet të mbajnë maske në dyqane, ose do të gjobiten.
Sipas studimeve të fundit, nëse të gjithë vënë maska, kjo do të “mbrojë kundër mënyrës më të zakonshme të transmetimit – stërklave – dhe deri në një farë mase ndoshta, edhe stërklave të aerosolit.
AlpeNews.al