• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTET REKORD TË COVID, Ç’DO BËHET ME SHKOLLAT? Fauci flet për rreziqet e mëdha: Vendimin për hapjen e tyre ta marrin…
Home
Nderkombetare

RASTET REKORD TË COVID, Ç’DO BËHET ME SHKOLLAT? Fauci flet për rreziqet e mëdha: Vendimin për hapjen e tyre ta marrin…

15 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet lokale duhet të vendosin nëse do t’i rihapin shkollat për vitin shkollor në vjeshtë, shprehet eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse.

I pyetur lidhur me insistimin e Presidentit Trump për rihapjen e shkollave sa më parë, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike tha:

“Synimi i parë duhet të jetë që fëmijët të kthehen në shkollë”.

“Nëse flitet për një pjesë të vendit ku aktiviteti i sëmundjes është minimal, nuk ka asnjë problem për rikthimin e fëmijëve në shkollë. Në zona ku pandemia është duke u përhapur, vendimin duhet ta marrin autoritetet locale,” tha Dr. Fauci në një aktivitet të organizuar nga Universiteti Georgetown.

Dr. Fauci foli në radhë të parë për problemet që shkakton mbyllja e shkollave për fëmijët, si arsye e parë për rihapjen e tyre:

“Duhet të përpiqemi për rihapjen e shkollave, për arsye se mungesa e mësimit në klasa ka pasoja në të ardhmen e fëmijëve. Po ashtu një arsye tjetër është efekti tek familjet e klasës punëtore që kanë nevojë t’i kenë fëmijët nën përkujdesje. Ndikimi mbi këto familje dhe mbi ekonominë nëse nuk hapen shkollat mund të jetë shumë i madh. Për më tepër është edhe ndikimi negativ që ka tek fëmijët mbyllja e shkollave,” tha Dr. Fauci.

Ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet e nëntorit, Presidenti Trump e ka përsëritur me të madhe se do rihapjen e ekonomisë. Ai ka bërë presion për rihapjen e shkollave që u japin mundësi më të madhe prindërve të kthehen në punë, pa pasur preokupimin e përkujdesjes për fëmijët në moshë të vogël.

Presidenti ka kërcënuar se Departamenti i Thesarit do të rishikojë statusin e shkollave si institucione të përjashtuara nga taksat si dhe mund të reduktojë fondet federale për shkollat nëse nuk rifillon mësimdhënia në klasa.

Nuk është e qartë se si mund të realizohet reduktimi i fondeve pasi në masë të madhe shkollat financohen nga qeveria shtetërore dhe jo ajo federale.

Disa distrikte në shtete të caktuara kanë filluar të njoftojnë plane për rihapjen, ndërsa të tjerë kanë thënë se do të vazhdojnë mësimdhënien kryesisht përmes internetit dhe me hapje të kufizuar të shkollave. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ Macron paralajmëron: Maskat të bëhen të detyrueshme për të gjitha hapësirat publike të mbyllura
Previous article SKUQJA DHE IRRITIMI I LËKURËS/ Simptomë e prekjes nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT