• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFSHIRJE NË KORRUPSION/ Prokurori Spartak Çoçoli drejt shkarkimit…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRFSHIRJE NË KORRUPSION/ Prokurori Spartak Çoçoli drejt shkarkimit…

15 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndryshe nga hera e parë, kur kërkoi shtyrje për arsye shëndetësore, këtë herë Çoçoli e ka njoftuar Komisionin se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm, ndërsa nuk ka dorëzuar asnjë dokument justifikues.

Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj tha se në kushtet kur Çoçoli nuk kishte justifikuar mospraninë e tij, seanca dëgjimore do të zhvillohej, duke parashtruar gjetjet e Komisionit.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për prokurorin Çoçoli ishte përfunduar vetëm në dy kritere, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Ajo vuri në dukje se subjekti i rivlerësimit është aktualisht i pezulluar në detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.

Sanxhaktari bëri me dije se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kishte sjellë fillimisht raport pozitiv për pastërtinë e figurës së Çoçolit. Por DSIK e ka ndryshuar raportin e 2017-ës, duke referuar informacione të tjera dhe në një raport të tretë e shpalli atë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

“Grupi i punës konkludon se afera korruptive ku është përfshirë subjekti e cënon figurën e magjistratit,” tha Sanxhaktari, duke ju referuar raportit përfundimtar të DSIK-së.

Ajo vijoi se Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK kishte informuar se në vitin 2019 ndaj Çoçolit është regjistruar procedim penal dhe se gjykata më pas ka caktuar masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’. Sipas Sanxhaktarit, prokuroria e ka marrë më pas të pandehur subjektin dhe kërkesa për gjykim është pranuar prej gjykatës. Pas këtij vendimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur ta pezullojë nga detyra.

Në seancë u tha ndaj Çoçolit është kryer një kallëzim penal, ku pretendohej se subjekti i rivlerësimit kishte kërkuar para për të favorizuar një person.

Prokurori Çoçoli mori vlerësim negativ edhe për aspektin profesional. “Ka mangësi të theksuara në zbatimin e ligjit. Vetëm në një prej çështjeve të verifikuara e ka referuar drejt ligjin, ndërsa në gjithë çështjet e tjera e ka referuar në mënyrë të gabuar. Në asnjë rast nuk i ka argumentuar vendimet e pushimeve dhe nuk ka kryer verifikime apo hetime para vendimarrjes. Gjithashtu, nuk respekton as rregullat e drejtëshkrimit”, deklaroi Sanxhaktari lidhur me konstatimet e KPK për profesionalizimin.

Ajo vijoi se Çoçoli shfaq aftësi të cunguara në arsyetimin ligjor dhe se në përgjithësi ka kryer referenca ligjore të gabuara.

“Në një rast ka regjistruar procedim penal ndaj personi pa i argumentuar akuzat dhe e ka dërguar dosjen në gjyq. Gjatë gjykimit është tërhequr me justifikimin se do të kryente hetime të tjera,” shpjegoi Sanxhaktari për një prej gjetjeve. Ajo shtoi se gjuha e përdorur nga Çoçoli në akte, nuk është në etikën e prokurorit.

Sanxhaktari tha se në vitin 2011 Prokurori i Përgjithshëm nga nxjerrë vendim për hetimin e Çoçolit dhe një vit më pas ndaj tij është dhënë masa disiplinore “vërejte”.

Për vitet 2013 dhe 2015 Çoçoli është vlerësuar “mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme ndërsa për vitet 2014 dhe 2016 “mjaftueshëm”.

Prej verifikimit të kryer nga Komisioni ka rezultuar se institucionet e inteligjencës kishin referuar informacione për përfshirjen e Çoçolit në veprimtari të paligjshme në vitet 2007; 2014 dhe 2015.  Bazuar edhe në pesë denoncime e kryera nga publiku, Komisioni konstaton se Çoçoli ka aftësi dhe cilësi të prapranueshme në punë.

Sanxhaktari tha se të gjitha shpjegimet e Çoçolit do të vlerësohen në raport me vendimin përfundimtar.  KPK vendosi të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit më datë 16 korrik, ora 09:15.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI I DITËS/ Gjiri i Lalëzit, një nga plazhet më të frekuentuara që nuk duhet humbur këtë sezon turistik (PAMJET)
Previous article BIEN ME 94% KËRKESAT PËR AZIL/ COVID-19 bllokon emigracionin, vetëm 90 shqiptarë kërkuan të ikin në maj

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT