• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLAKËT NUK E “TRADHËTOJNË” SHQIPËRINË”/ Vijnë me charter 650 turistë
Home
Ne sytë e të huajve

POLAKËT NUK E “TRADHËTOJNË” SHQIPËRINË”/ Vijnë me charter 650 turistë

14 July, 2020 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Mbërrijnë 180 turistët e parë me charter nga Polonia. Pas mbylljes së pandemisë 14 korriku shënoi rifillimin e këtij aktiviteti. Janë 650 turistë në total që këtë të martë zbresin në tokën shqiptare.

Turistët u pritën nga vetë Ministri Ministri i Turizmit Blendi Klosi, drejtori i Aeroportit Costandin Von Alvensleben dhe operatori turistik Rrahman Kasa.

Këtë ditë duket se i është rikthyer shpresa për mbijetesë turizmit shqiptar nënvizoi ministri Klosi.

“Është realisht një vit jashtëzakonisht i vështirë por ne shpresojmë që ky biznes dhe turistët me chartera të vazhdojë siç ka nisur nga Bjellorusia, Ukraina dhe Polonia dhe me shpresë që të kemi edhe chartera nga vendet e tjera Skandinave pasi kjo do të krijojë një bazë të mirë për sezonin e mbijetesës 2020. Është një sezon i vështirë por edhe Brenda vështirësisë do të kemi turizëm në bregdetin shqiptar”, deklaroi Ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Të njëjtin optimizëm e shpreh në fjalën e tij edhe drejtori i Aeroportit Nënë Tereza.

“Sot është një ditë e rëndësishme kemi pritur 180 turist nga Polonia, dhe jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri dhe të shijojnë pushimet këtu. Shpresoj të kenë pushime të këndshme”, u shpreh Costandin Von Alvensleben.

Për të mbërritur këtë të martë në Rinas ishin parashikuar 4 chartera por numrat në rritje të prekurve me COVID-19, në vendin tonë ka bërë që disa turistë të tërhiqen. “Besojmë që çdo javë të kemi nga 6 avionë chartera që do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Sot realisht kishim 4 avion dhe njëri u reduktua pasi një pjesë u tërhoqën nga situata aktuale dhe numrat e të prekurve në Shqipëri”, tha operatori turistik Rrahman Kasa.

Turistët polak do të vizitojnë disa destinacionet turistike në vend, historike dhe kulturore por jugu i Shqipërisë do të jetë pika kryesore. Ata do të akomodohen në hotele me rregulla strikte anti-Covid. Polakët mbeten turistë besnik të Shqipërisë por pandemia ia ka zbehur dëshirën. Në 5 muaj kanë ardhur në vend vetëm 1 mijë e 400 persona nga mbi 13 mijë në 5-mujorin e parë të vitit 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Pse Meta dhe Basha i shmangen debatit për listat e hapura!
Previous article UDHËTOI NGA SHQIPËRIA NË QIPRO/ Shqiptari rezulton pozitiv me Covid-19, i vetmi nga 1754 teste të kryera

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT