Dy vatra zjarri janë vërejtur sot në kodrat e Levanit në Fier. Ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonën me shkurre e ullinj, zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen.
Video nga vendngjarja, zjarrfikësit ndodhen pranë vatrës së zjarrit dhe po mundohen ta shuajnë atë me pompa dore dhe mjete rrethanore.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa flaket favorizohen edhe nga temperaturat e larta.