• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT REKORD/ ‘Shpërthen’ mjeku urolog: Dëshira për të pasur me çdo kusht sukses na errësoi sytë e po nxjerr në pah…
Home
Sociale

SHIFRAT REKORD/ ‘Shpërthen’ mjeku urolog: Dëshira për të pasur me çdo kusht sukses na errësoi sytë e po nxjerr në pah…

14 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku urolog, Artan Koni, bën një krahasim shifrash për numrin e rasteve të të infektuarve mes Italisë dhe Shqipërisë, ku thotë se të dhënat tregojnë që “hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit”.

Sipas mjekut Koni, në vendin tonë, pas daljes nga izolimi raportohen zyrtarisht mesatarisht 75 raste në 24 orë.

“Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates”, shkruan ai.

Mesazhi i mjekut:

Ndershmeria, arma me e suksesshme kunder pandemise !!

Grafiket zyrtare na tregojne se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit. Deklarata te tilla nuk duhen marre seriozisht. Grafiku i Italise eshte ai tipik i nje pandemie. Ne kulmin e pandemise kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kane mesatarisht 250 raste ne 24 ore. Per ta thjeshtuar, ne kulmin e pandemise kemi mesatarisht 20 here me shume raste. Le te shohim tani cfare ndodh me grafikun shqiptar:

Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste ne 24 ore. Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates. Celesi i suksesit ne menaxhimin e ketyre situatave eshte perhere ndershmeria. Imagjinoni cfare do ndodhte nese do ishim te ndershem:

1- ne pikun e pandemise do raportonim mesatarisht 1500 raste ne dite. Ben sens, eshte pandemi fundja, populli do mirekuptonte edhe ate karantine spektakolare. Asnjehere nuk e kuptuam perse duhej karantine kur kishim 20 raste ne rang kombetar.

2- do pohonim me plot gojen se “kemi mangesi ne testime”. Nuk eshte fundi i botes, kete gje pohoi edhe ministri francez i shendetesise. Populli perseri do e mirekuptonte, sepse e di shume mire qe testet nuk prodhohen ne Shqiperi…dhe ne castin e nje pandemie globale, eshte llogjike te kesh mangesi te tilla. Kurre nuk e kuptuam perse nuk patem mangesi ne testime, ne nje kohe kur e gjithe bota kishte.

3- do pohonim se laboratori i ISHP-se nuk na mjafton, dhe do mobilizonim te gjithe laboratoret e tjere ne vend, si shteterore ashtu edhe ata private. Asnjehere nuk u komentua shkresa e ISHP-se drejtuar minsitrise ku thuhej: “nuk kemi kapacietet te mjaftueshem per testime”.

4- do pohonim se kemi mangesi respiratoresh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj…eshte pandemi fundja, populli do e mirekuptonte. Mangesi te tilla u hasen edhe ne vendet me te zhvilluara, jo më ketu tek ne.

Ndershmeria do e nxirrte ministrine e shendetesise me te suksesshme ne menaxhimin e situates. Nga ana tjeter, ndershmeria do shtonte presionin popullor per te alokuar me shume fonde per pandemine…fonde te cilat duhet te merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte te tjera dytesore, si ata 3D qe shohim shpesh neper lajme.

Nese nuk sillemi me ndershmeri gjate nje emergjence kombetare, kur do sillemi ??

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET PAGESA SHTESË E USHQIMIT PËR EFEKTIVËT E FORCAVE TË ARMATOSURA/ Xhaçka: Ja sa para do iu shtohet në buxhetet familjare
Previous article QEVERIA E RE NË SERBI/ Vuçiç pret sot për konsultim 3 deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT