• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË SHQIPËRI/ Gjendja e renduar tek Infektivi. Përgatitja për rihapjen e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe testimet…
Home
Sociale

COVID-19 NË SHQIPËRI/ Gjendja e renduar tek Infektivi. Përgatitja për rihapjen e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe testimet…

13 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri situata e epidemisë së Koronavirusit po përkeqësohet. Në 24 orët e fundit u rregjistrua një rekord rastesh të reja me 117 të infektuar, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën. Në spitalin infektiv, pacientët në gjendje të rënduar janë në numër të lartë. Vetë autoritetet e Shëndetësisë po flasin për një situatë serioze epidemiologjike dhe po përgatiten për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për të sëmurët e prekur nga koronavirusi

“Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Dhe 24 orët e fundit kulmuan me 117 të infektuar, shifrën më të lartë deri më tani, pasi autoritetet rritën ndjeshëm numrin e testimeve, duke i çuar ato në 585 të tilla. Bie në sy një shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë. Vetëm rastet e fundit u zbuluan në 22 qytete të vendit. Aktualisht janë 1462 raste aktive. Tirana mbetet zona me 635 raste, ose 43 përqind të personave ende pozitivë, e ndjekur nga Durrësi e Shkodra me mbi 200 raste, Vlora 108, ndërsa qarqet e tjera poshtë 100 të prekurve aktivë.

Përkeqësimi i situatës dëshmohet dhe nga pohimi i sotëm i autoriteteve: “Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”, u shpreh zonja Tomini.

Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftua për dy viktima të tjera, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 95 persona. Që pas heqjes së masave shtrënguese, numri i viktimave thuajse është dyfishuar.

Edhe gjendja në spitalin Infektiv vijon të rëndohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të personave të shtruar, ku deri pak para mesitës ishin 85 pacientë në spital, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Edhe vetë autoritetet nuk duket se presin ndonje përmirësim, përkundrazi. Ato kanë nisur përgatitjet për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për trajtimin e të sëmurëve të prekur me Koronavirus.

“Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, deklaroi zonja Tomini.

(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME MAKINË NGA KOSOVA NË HAGË/ Kush është i riu që mbështet Thaçin para Prokurorisë Speciale
Previous article HETIMI PËR ORIGJINËN E COVID-19/ Ekspertët e OBSH-së mbërrijnë në Kinë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT