• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Virologu që zbuloi ebolën: Koronavirusi sapo ka filluar, mund të zgjasë me vite
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Virologu që zbuloi ebolën: Koronavirusi sapo ka filluar, mund të zgjasë me vite

13 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

“Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para”. Ky është parashikimi që bën në një intervistë për “El Pais”, virologu Peter Piot, një nga më të njohurit në botë, i angazhuar në studimin e viruseve të reja.

Piot aktualisht drejton Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Britaninë e Madhe dhe është këshilltar special i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai ishte vetëm 27 vjeç, kur ndihmoi në zbulimin e Ebolës. Përvojë personale ka pasur edhe me koronavirusin, pasi rezultoi pozitiv në fillim të këtij viti.

“Tani e di se çfarë është, jo vetëm pse e kam studiuar, por edhe sepse e kam njohur “nga brenda”, pasi kam qenë i infektuar. Është një këndvështrim shumë i ndryshëm dhe i dobishëm, i cili më ka dhënë shumë më tepër arsye për ta luftuar edhe si shkencëtar”, – shpjegon Piot për “El Pais”.

Si shumë kolegë të tij, ai gjithashtu pohon se të dhënat e përhapjes së Covid-19 janë të nënvlerësuara.

“Unë besoj se kemi realisht afërsisht 20 milionë raste infeksioni në të gjithë botën dhe se edhe vdekjet janë shumë më tepër sesa ato që raportohen. Koronavirusi, njësoj si HIV-i, është një epidemi e heshtur. Por është edhe shumë më tepër se kaq: është kriza më e madhe sociale në kohë paqeje”.

Ai thotë se duhet të përgatitemi për valën e dytë.

“Nëse mendojmë për Europën, praktikisht të gjitha vendet kanë arritur ta kufizojnë përhapjen e virusit. Vendet po kthehen në rrugën e duhur dhe qeveritë po shqyrtojnë disa masa. Por tani duhet të përgatitemi për të ashtuquajturën valë e dytë. Shpresoj që nuk do të jetë një cunami, por diçka më e ngjashme me shpërthimet që ne po shohim në Gjermani ose në klubet e natës në Kore.

Në Britaninë e Madhe, ne vazhdojmë të shohim shpërthime të rasteve të reja në disa azile. E vërteta është se jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, virusi gjithmonë do të jetë një rrezik sepse i duhen qelizat tona që të riprodhohet”.

Pra, ende nuk ka mbaruar. Pandemia sapo ka filluar, ajo mund të zgjasë me vite dhe mund të marrë jetë të tjera.

“Gjetja e një vaksine brenda një kohe të shkurtër do t’i ndryshonte gjërat. Shumë thonë që do të jetë gati deri në tetor, por ka më shumë të ngjarë të jetë gati në vitin 2021. Sigurisht që kjo mund të ndihmojë vërtet mbajtjen e epidemisë nën kontroll” – thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VENDOSET TRITOL SHTËPISË SË 17-VJEÇARES NË NIKËL/ Dje Policia arrestoi katër të rinjtë që e përdhunonin dhe mbillnin hashash
Previous article MASKA DHE VESHJE KËMBE PËR SPITALE/ Si po përshtatet industria e tekstileve dhe këpucëve në Shqipëri pas Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT