• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Po vjehrrës çfarë do t’i bëni dhuratë? Disa ide për të mos u humbur
Home
Lifestyle

Po vjehrrës çfarë do t’i bëni dhuratë? Disa ide për të mos u humbur

30 December, 2017 g.autor Lifestyle

Kur afrojnë festat e fundvitit, të gjithë mendojmë cilat janë dhuratat më të veçanta për të gëzuar të gjithë njerëzit e afërt në jetën tonë.

Është koha më e mirë për të kujtuar të dashurit dhe familjarët, por mos harro edhe vëmendjen për njerëzit e partnerit.

Për shembull, ai ka një mama të mrekullueshme, ndaj edhe asaj i duhet bërë një dhuratë. Këto festa janë një mundësi mjaft e mirë për t’i bërë asaj një dhuratë që ta mbajë mend gjatë.

Nëse akoma nuk e ke vendosur, atëherë ja cilat janë disa ide brilante.

  • Gota shampanje

Është vështirë të imagjinosh ndonjë familje që feston Vitin e Ri apo edhe ndonjë rast special pa shampanjë. Nëse je mësuar me një komplet gotash shampanje për çdo vit dhe je mërzitur me to, tani është koha që t’i bësh dhuratë vjehrrës një set tjetër. Për shembull gota shampanje pa mbajtëse mund të jetë zgjidhje perfekte. Duken shumë elegante.

  • Verë dhe djathë

Këta dy përbërës përbëjnë kombinimin perfekt. Gjej një shishe të mirë vere dhe një cilësi të mirë djathi, paketoji të dyja dhe dërgoja. Është e sigurt që këto dy produkte, edhe ditëve më të zakonshme do t’u japin një shije të veçantë. Për festa, vjehrra do të gëzohet edhe më shumë.

  • Set më lloje të ndryshme çaji

Në çdo market, sot mund të gjesh lloje të ndryshme çaji. Por jo të gjitha janë speciale dhe delikate. Për ta bërë sa më speciale dhuratën, duhet të zgjedhësh markat më të shtrenjta dhe më të mira të çajit. Variantet janë nga më të ndryshmet, mjafton të shkosh në dyqanet ku tregtohen vetëm çajra cilësorë dhe organikë. Nëse nëna e bashkëshortit është një adhuruese e çajit, me siguri do ta pëlqejë shumë këtë dhuratë.

  • Bizhuteri

Nëse është natyrë që i mban shumë dhe i çmon bizhuteritë, atëherë ja një zgjidhje shumë e mirë. Mund t’i blesh bizhuteri, por diçka me të vërtetë elegante dhe intime. Fokusohu te një byrzylyk dore ose edhe te një palë vathë elegantë. Është shumë e rëndësishme të njohësh stilin e personit që do t’i bësh një dhuratë të tillë.

  • Vazo kristali

Të gjitha femrat janë të fiksuara pas kristalit. Natyrisht, edhe vjehrra nuk mund të bëjë përjashtim. Nuk ka asnjë grua që nuk i adhuron aksesorët e shtëpisë, sidomos nëse ato janë prej kristali. Me shumë siguri, vjehrra do ta çmojë shumë një dhuratë të tillë.

  • Set me produkte të kujdesit vetjak

Një tjetër ide mjaft e mirë për festa është edhe një set me produktet e tualetit. Zgjidh një variant të mirë e cilësor duke menduar natyrën dhe personalitetin e vjehrrës. Kjo do të të ndihmojë jo vetëm të përshtatësh aromën, por edhe zgjedhjen e produkteve sipas lëkurës. Vitet e fundit, sete të tilla janë mjaft të çmuara, por edhe të personalizuara. Produktet artizanale janë zgjedhja më e mirë për këtë rast.

  • Një kupon për SPA

Këtij personi dukhet t’i tregosh se sa shumë e vlerëson, po aq sa vlerëson edhe djalin e saj. Nëse ajo është një zonjë aktive që e pëlqen lifestyle-n, atëherë kjo është dhurata perfekte, një kupon SPA është opsioni ideal. Kjo mund të të shërbejë edhe për të forcuar më shumë raportin me të.

  • Një kuti bizhuterish

Bizuteritë janë të pandashme për çdo femër. Dhe vjehrra nuk bën përjashtim as këtu. Nëse nuk ke asnjë ide tjetër, gjej një kuti të veçantë, të personalizuar dhe dhuroja për festa. Mos harro buxhetin, kjo mund të të kushtojë, por mund të gjesh edhe variante më ekonomike të cilave mund t’ua vedoshësh vetë disa detaje të veçanta. Është një dhuratë praktike që, me siguri, vjehrra do ta pëlqejë./class

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I QEVERISË/ Fishat e diabetit dhe 2 paketa të reja shëndetësore që do të ofrohen falas
Previous article Bashkëjetesa zvogëlon rrezikun që të prekemi nga kjo sëmundje

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT